E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba është ende me pasoja

Sol Bamba beson se Didier Drogba ishte penguar nga dora e tij e thyer gjatë humbjes së Bregut të Fildishtë nga Brazili. Sulmuesi i Chelseas pati krisje në dorë në ndeshjen miqësore kundër Japonisë, një javë para fillimit të Botërorit.

Ai u fut në lojë në pjesën e dytë në barazimin me Portugalinë, më 15 qershor, me një mbrojtëse në dorë, ndërsa luajti nga fillimi në humbjen 3:1 nga yjet Samba të dielën. Drogba shënoi për “Elefantët”, por mbrojtësi i Hibernian, Bamba, ndien se golashënuesi më i mirë në sezonin e fundit në Angli nuk është ende gati.

“Didier është kapiteni ynë dhe ka influencë shumë të madhe te ne. Lëndimi i tij ishte një zhgënjim i madh. Ne mund të themi se ai nuk është ende 100 për qind i gatshëm. Mund ta shohim se ai nuk shkon më në ballafaqime të forta me kundërshtarët, sepse ai tash ka frikë dhe e ndien dhimbjen, por goli i tij kundër Brazilit do t’i japë atij besimin e duhur”, tha Bamba.

Bregu i Fildishtë do ta kërkojë rastin e fundit për t’u kualifikuar në të tetën e finales, edhe pse një gjë e tillë duket e pamundur pas fitores 7:0 të Portugalisë ndaj Koresë së Veriut.

“Ne ende shpresojmë që mund të jemi pjesë e 16 ekipeve më të mira. Mbi të gjitha, unë nuk kam menduar se Anglia do të barazonte në dy ndeshjet e para, kështu që asgjë nuk është e pamundur”, përfundoi Bamba.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›