E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminim krenar

“Dalja e madhe”. Kështu e ka përshëndetur shtypi jug-afrikan eliminim e Bafana Bafana. Organizatorët e Botërorit, për herë të parën në histori të tyre, janë eliminuar nga turni i parë i këtij kompeticioni, por ata nuk e qajnë aspak këtë eliminim.

“Kemi humbur, por kemi fituar. Botërori e ka bashkuar Afrikën e Jugut”, ka thënë të martën Desmond Tutu, fitues i çmimit Nobel për paqe në vitin 1993.

“Çfarë dalje e madhe! Bafana mund të jenë eliminuar nga Botërori, por fitorja e tyre 2:1 ndaj Francës i bën ata krenarë”, ishte shkrimi i gazetës “Times” në faqen e parë, me një foto të madhe të kapitenit Aaron Mokoena, i cili e falënderon publikun e Bloemfontein.

“Heronjtë”, shkruan e përditshmja tjetër jug-afrikane “Sowetan”, ndërsa “Business Day” shton se “futbollistët kanë luajtur me zemër”.

“Jashtë, por krenarë”, është shkrimi i të përditshmes “Citizen”, për të përfunduar me gazetën tjetër “Star”, që shkruan: “Fitore në humbje, duke e marrë parasysh se ne e organizojmë Botërorin”.

Afrika e Jugut bëri pjesë në Grupin A, ku shënoi një fitore, një barazim dhe një humbje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›