Milloshoski: Athina synon minimin e identetit maqedonas

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski ka akuzuar Greqinë se çështjen e emrit po e përdor për të shkatërruar identitetin kombëtar maqedonas. Në një interviste për rrjetin mediatik amerikan "Bloomberg", shefi i diplomacise maqedonase ka theksuar se qëndrimi i Athinës për të penguar integrimin e Maqedonisë është tërësisht iracional. "Emri nuk është caku i problemit që e imponon Greqia. Axhenda e fshehtë e Athinës është minimi i identitetit tonë kombëtar", deklaroi Milloshoski. Maqedonia, sipas tij, tregon gatishmëri për kompromis me atë që e ndryshoi flamurin dhe kushtetutën dhe Greqia e ka rradhën që të bëjë hapin tjetër. "Duhet të bëhet një gjest nga Greqia me të cilin do të tregohet se nuk ka asgjë kundër Maqedonisë me stabilitet dhe të integruar në NATO e BE. Maqedonia", shton Milloshoski do të pranojë një emër kompromis për përdorim bilateral, propozim që Athina e refuzon.