E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Mbeshtesim misionin e ODIHR, kemi probleme me kartat e identitetit

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka deklaruar mbeshtetjen per vezhguesit nderkombetare, teksa ka zhvilluar dje nje takim me kreun e misionit vezhgues te ODIHR ne Shqiperi, ambasadoren Audrey Glover. Gjate ketij takimi, kreu socialist ka shprehur mbeshtetjen e PS per misionin e ODIHR dhe ne te njejten kohe, e ka njohur ambasadoren me disa nga shqetesimet e opozites, ne lidhje procesin e ardhshem zgjedhor.

Procesi i pajisjes te votuesve shqiptare me leternjoftime elektronike, ka qene nje nga problematikat e ngritura nga lideri i opozites, sikunder edhe numri i madh i zyrave te aplikimeve, te cilat edhe sot mbeten te mbyllura ne shume komuna e bashki te vendit.

Kreu i misionit vezhgues te ODIHR dhe kryetari i Partise Socialiste, shprehen interesin e tyre te perbashket per zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme, ne perputhje me standardet nderkombetare, duke nenvizuar rendesine e ketyre zgjedhjeve per Shqiperine, si nje vend anetar i NATO-s. Takimi i kryesocialistit Rama me Glover, ka ardhur vetem nje dite pasi jane bere publike konfliktet mes qeverise shqiptare dhe shefes se misionit vezhgues te zgjedhjeve ne Shqiperi, per shkak te perplasjeve te viteve me pare, pikerisht te zgjedhjeve te 26 majit 1996, zgjedhje te cilat nuk jane certifikuar nga nderkombetaret dhe qe solli me pas dhe debimin e vezhguesve te ODIHR-it. Nderkohe qe ka reaguar dhe sekretarja e Marredhenieve Nderkombetare ne PS, Arta Dade, e cila ka shprehur tere mbeshtetjen e saj per misionin vezhgues, duke kerkuar njeheresh nga Berisha qe te heqe dore nga tentativa per presion, ndaj vezhguesve nderkombetare ne Shqiperi. Dade ka nenvizuar faktin se Berisha, duhet te merret me realizimin e asaj qe i ka caktuar ligji per zgjedhjet dhe te heqe dore nga perzierja ne punet e vezhguesve nderkombetare, duke tentuar perseritjen e situates kur ka qene President.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›