E Diel, 1 Nëntor 2026

PBDNJ mes Berishes dhe Rames, vendos sot kryesia per aleancen parazgjedhore

Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, do te vendose sot pasdite ne menyre perfundimtare se pjese e cilit koalicion parazgjedhor do te jete per zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 28 qershorit. Pavaresisht se partia perfaqesuese e minoritetit kishte vendosur ta shpallte dje, se pjese e cilit nga dy koalicionet kryesore do te ishte, mendimet e ndryshme brenda strukturave te kesaj partie dhe OMONIA-s bene qe te mos gjendej nje konsensus ne lidhje me kete ceshtje. Dita e djeshme ka qene perseri nje dite konsultimesh dhe negociatash mes kryetarit te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe kryetareve te dy partive kryesore ne vend, kreut te PD-se, njekohesisht kryeministrit Berisha dhe kreut te Partise Socialiste, Edi Rama. Po keshtu ne seline e PBDNJ dje, erdhen edhe perfaqesuesit dhe drejtuesit e organizates se minoritetit grek OMONIA mes tyre edhe kreu i kesaj organizate, njekohesisht kryetari i bashkise se Himares, Vasil Bollano. Gjate mbledhjes maratone te perfaqesuesve te kryesise se PBDNJ-se dhe perfaqesuesve te OMONIA-s nuk u arrit asnje rezultat per sa i perket kahut politik, ne te cilin kjo parti do te perfaqesohet ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Burime prane kesaj mbledhjeje bejne te ditur se drejtuesi i OMONIA-s, Vasil Bollano ka kembengulur qe partia qe perfaqeson interesat e minoritetit grek, te jete perseri pjese e koalicionit aktual qeverises te drejtuar nga Partia Demokratike. Por nga ana tjeter pjesa derrmuese e anetareve te kryesise se PBDNJ-se, kane qene te qendrimit se kjo parti duhet t'i bashkengjitet koalicionit te majte, te drejtuar nga Edi Rama qe aktualisht eshte ne opozite. F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›