E Shtunë, 31 Tetor 2026

ODIHR: Nuk e ndryshojme Glover

Ne nje interviste per "Zerin e Amerikes", zedhenesi i ODIHR-it, Jens Hagen Eshenbaesher, menjehere pas refuzimit te qeverise shqiptare per shefen e misionit per zgjedhjet ne Shqiperi, Glover eshte shprehur se ajo nuk ndryshohet. Madje ka kembengulur se eshte ne te mire te te gjithe paleve, qe te krijohen te gjitha kushtet per kete mision, qe te vezhgohen zgjedhje ne Shqiperi.

A jeni te pergatitur te ndryshoni kryetaren e misionit te vezhguesve ne Shqiperi?

Eshte detyra e ODIHR-it, qe te zgjedhe kryetaret e misioneve vezhguese. Ne zhvilluam nje proces te hapur perzgjedhes per postin ne Shqiperi dhe ambasadorja Audrey Glover, u caktua per kete rol bazuar ne pervojen e saj te shkelqyer me vezhgimin e zgjedhjeve. Ajo ka kryesuar misione te shumta vezhgimi zgjedhjesh ne vendet e ndryshme te OSBE-se dhe se fundi, kryesoi misionin per vezhgimin e zgjedhjeve Presidenciale ne Shtetet e Bashkuara. Nuk ka asnje arsye perse te terheqim ambasadoren Glover, pasi ajo eshte personi me i mire per te bere kete pune. Ne shpresojme gjithsesi se misioni yne qe ka shkuar ne Shqiperi qe javen e kaluar, do te jete ne gjendje te kryeje detyrat ne perputhje me mandatin e tij. Ne besojme se eshte ne interesin e te gjitheve, t'u japin vezhguesve gjithe informacionin qe u duhet per te arritur ne nje vleresim te gjithanshem dhe objektiv te zgjedhjeve.

A mendoni se ne se nuk arrihet ndonje kompromis me autoritetet shqiptare, raporti i ODIHR-it per zgjedhjet ne Shqiperi, mund te perceptohet si jo plotesisht objektiv per shkak te situates se krijuar?

Jo. Vezhgimin e zgjedhjeve ne e bejme sipas mandatit te hartuar nga vendet anetare te OSBE-se, ne baze te nje metodologjie tashme te provuar mire e te perdorur ne shume vende, per shume vite. Kjo metode do te perdoret edhe ne Shqiperi. Pra nuk duhet te kete asnje dyshim se vleresimet tona nuk do te jene objektive. Disa here ndodh qe qeverite ose opozita, nuk i pelqejne vleresimet tona, por nuk behet fjale qe ne te mbajme ane ne punen tone.

Sot eshte zhvilluar nje takim ne Tirane, ne zyren e kryeministrit me Trojken Evropiane mbi ceshtjen e misionit vezhgues. A keni ndonje informacion per te?

Jo nuk kam ndonje informacion, per rezultatin e ketij takimi.

A po behen negociata me palen shqiptare?

Nuk jam ne dijeni te ndonje negociate. Qendrimi yne eshte i qarte, ne kemi nje mision ne ate vend. Mandati yne eshte te vezhgojme zgjedhjet dhe kete do ta bejme sipas mandatin tone dhe personelit qe kemi zgjedhur per kete pune. Eshte pergjegjesia jone ta bejme kete dhe eshte pergjegjesia e qeverise te organizoje zgjedhjet ne perputhje me standardet demokratike.

A mendoni se puna e misionit, do te pengohet per shkak te situates se krijuar?

Ne pa dyshim besojme se nuk do te pengohet, se misioni yne do te jete ne gjendje te beje punen e tij, se do te jete ne gjendje te takoje te gjithe faktoret pjesemarres ne zgjedhje. E perseris qe eshte ne interes te te gjitheve, qe t'i krijojne keto kushte misionit tone, qe ne te jemi ne gjendje te flasim me kedo qe eshte i perfshire ne zgjedhje dhe te degjojme mendimet e tyre qe te bejme nje vleresim te pergjithshem e objektiv.

Por ketu lind problemi, se nje nga faktoret kryesore nuk po pranon te takohet me misionin tuaj, si mund ta kaperceni ju kete pengese?

Serish ne shpresojme te takohemi me kedo, por ne se nuk do te arrijme, atehere ashtu qofte. E rendesishme eshte qe ne te jemi ne gjendje te flasim me te gjithe aktoret e zgjedhjeve dhe ende shpresojme qe kjo do te jete e mundur.

Ku e besoni optimizmin. A mendoni se nje kompromis eshte i mundur me strukturen e tanishme te misionit tuaj ne Shqiperi? Me kryetaren e tanishme te misionit?

Pa dyshim ne shpresojme qe kryetarja e misionit dhe vete misioni, do te gjejne kushtet e duhura per te kryer punen. Cdo qeveri ne zonen e OSBE-se, ka shprehur angazhim per te ftuar misione vezhguese dhe duhet te krijoje kushtet qe ato te bejne punen e tyre.

Zedhenesi: Nuk eshte hapi i duhur, qeverite nuk kane rol

Eshenbaesher tha per BBC se arsyeja per kundershtimin ndaj zonjes Glover, eshte se ajo ka qene kryetare e ODIHR-it gjate vezhgimit te zgjedhjeve shume te kritikuara te vitit 1996. Misioni i ODIHR-it i denoi ato zgjedhje, si jo te lira dhe te drejta dhe denoncoi ato qe ai tha se ishin manipulime te bera nga autoritetet. Procesi zgjedhor ne vitin 1996 u bojkotua nga opozita. "Ky nuk eshte hapi i duhur," tha zedhenesi i ODIHR-it. "Qeverite nuk kane rol ne emerimin dhe perzgjedhjen e kryetareve te misioneve vezhguese te ODIHR-it, kjo eshte vetem pergjegjesi e ODIHR-it", tha ai. Zyrtari i ODIHR-it tha per BBC-ne se OSBE-ja nuk do ta ndryshoje kreun e misionit vezhgues ne Shqiperi, zonjen Glover, e cila tha ai, ka kualifikimin e duhur per te kryer kete pune.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›