Rama shpall zyrtarisht koalicionin
Denis Dedej
Shpallet zyrtarisht koalicionit "Bashkimi per Ndryshim". Vetem nje dite pas perfundimit te afatit zyrtar per regjistrimin e koalicioneve ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, prezantohet dhe koalicioni i kryesuar nga Partia Socialiste. Ne ambientet e amfiteatrit te Akademise se Artave, mori jete dhe koalicioni me i ri. Megjithese eshte shpallur zyrtarisht, kryetaret ende nuk kane te vendosur firmat e tyre ne dokumentin e marreveshjes. Krahas lajmerimit se firmosja do te behej pas prezantimit dhe fjales se kryetareve, kjo gje nuk do te ndodhte keshtu, duke e lene procesin e firmosjes ne afatet e fundit te percaktuar nga Kodi Zgjedhor. Pengese i ketij zyrtarizimi eshte dhe pritja e aleatit te mundshem, Partia Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, qe pas mbledhjeve te njepasnjeshme te kryesise nuk ka vendosur ende per bashkimin me koalicionin e drejtuar nga socialistet. Ceremonia prezantuese nisi rreth nje ore me vonese, ne pritje te nje vendimi te mbledhjes se kryesise se PBDNJ. Duke pare situaten e cila nuk mund te ofronte nje zgjidhje te momentit per afrimin e mundshem te PBDNJ, kryesocialisti kerkoi fillimin e ceremonise se prezantimit. Pas fjales se mbajtur nga kryetari i Partise Grupimi 99, Erion Veliaj, kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Mili dhe kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, fjalen permbyllese e mbajti kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Gjate fjales se tij, ai tha se ishin aty per te ndryshuar Shqiperine, duke vene atdheun mbi politiken, shpresat e njerezve mbi dallimet tona, qellimet e zgjedhesve mbi interesat e te zgjedhurve. "Jemi bashkuar qe te nxjerrim prej vetes te gjithe fuqine e zemres, per te mos lejuar me, qe e njejta loje te vazhdoje te luhet nga te njejtet personazhe te se shkuares, qe ndajne e percajne prej 18 vjetesh, ne emer te njerezve, per te bere per 18 vjet me radhe vetem punet e tyre", u shpreh kryesocialisti. Sipas tij, ky koalicion deshiron nje Shqiperi pa papunesi ne rritje te perditshme, e pa varferi ne shtrirje te vazhdueshme. "Ne duam nje Shqiperi pa jetime te pasigurise ne pune, ne rruge e ne feste, dhe pa plage si ajo e tmerrshmja e Gerdecit. Shqiperia nuk mund te vuaje plage te tjera, per te perballuar oreksin e pashuajtshem te familjes qe na qeveris", kritikoi qeverisjen, kryetari Rama. Sipas lideri socialist, ato jane te pranishem sepse duan t'i japin fuqi ndryshimit qe po vjen, duke u bashkuar per t'i dhene ze shpresave tona, dhe per t'i dhene politikes permasen e endrrave te njerezve te ketij vendi. "Barak Obama nje dite kur pak kush e imagjinonte se do te behej presidenti i Shteteve te Bashkuara, tha: "Nje popull qe e do vendin e vet, mund ta ndryshoje", perfundoi fjalen e tij, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, duke theksuar se ky koalicion do ta beje Shqiperine si gjithe Evropa.