Zagreb, 19 në pranga për korrupsion në fakultet
ZAGREB- Të paktën 19 persona, shumica prej të cilëve profesorë u dënuan sot nga drejtësia kroate me dënime që arrinin deri në dy vjet e gjysmë burg në kuadër të një hetimi përsa i përket blerjes së tezave të provimit në fakultetin e Zagrebit. Tre profesorë të fakultetit të Ekonomisë morën dënime që varionin nga tetë deri në 20 muaj burg duke përfshirë dhe një ish-president të një komisioni etik në Parlamentin kroat, Desa Milkotin Tomic, dënuar me 14 muaj, njoftoi agjencia e lajmeve ''Hina''. ''Të shpallur fajtorë për abuzime me pushtetin dhe për marrje rryshfetesh, këta profesorë janë ndaluar të japin mësim për një periudhë kohore prej dy deri në pesë vjet'', sipas të njëjtit burim. Një person tjetër i akuzuar për ndërmjetës mes studentëve dhe profesorëve të korruptuar u dënua me dy vjet e gjysëm burg, ndërkohë që një zyrtar administrativ i fakultetit u dënua me 18 muaj burg. (e.n/ata/BalkanWeb)