Milo-Dule: Bashkëpunim me Fatos Nanon? Pse jo
TIRANE - Aleatët e Partisë Socialiste kanë shfaqur hapur mundësinë e një bashkëpunimi me ish-kryetarin e PS-së, Fatos Nano, në rast se ai do të vazhdojë të çojë deri në fund betejën e tij për fitoren e socialistëve dhe bashkimin e së majtës. Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka takuar pak ditë më parë Fatos Nanon, të cilit siç deklaroi dje në një intervistë për ‘Albanian Screen’, nuk i ka premtuar bashkëpunim. Por, në rast se PS nuk i del në mbrojtje kërkesave të aleatëve për korrektimin e sistemit zgjedhor, pra për korrektim kombëtar, atëherë çështja ndryshon.
“Në rast se PS nuk këmbëngul në komision për të realizuar këtë kërkesë tonën që është e 26 partive, atëherë përse do na duhet PS, për kur na duhet? Nëse nuk do vendoset elementi i korrektimit kombëtar në sistemin proporcional rajonal, ne patjetër që do të marrim të gjitha masat që të gjejmë alternativa të tjera për tu përfshirë dhe bashkëpunimin me çdo forcë politike që do të kërkojë bashkëpunimin me ne”, deklaroi dje, Milo, i cili sqaroi më tej se për të krijuar një front tjetër, i cili patjetër që do të dalë si subjekt politik dhe elektoral më vete. “Nuk bëhet fjalë këtu për PD, sepse në këtë rast ajo është njësoj si PS”, tha dje, Milo.
Kreu i PDS-së, tha se është njohur nga Nano me platformën e tij, lëvizje që Milo beson se do të jetë pozitive, vetëm nëse ndihmon në bashkimin e këtij spektri. Ai sqaron se nuk bëhet pjesë e debateve brenda PS-së, por për të fituar zgjedhjet e ardhshme nevojitet bashkimi i sa më shumë forcave opozitare, ku sipas tij, nuk duhet të shihet si i pamundur edhe pajtimi mes Ramës dhe Nanos. “Nuk është për herë të parë se ndodh në Shqipëri që aktorët politik pavarësisht se mund të kenë qenë në mosmarrëveshje për një kohë të caktuar, në një moment tjetër janë bashkuar, kanë reflektuar dhe kanë arritur të kuptojnë çfarë është më kryesorja në momentin aktual, është grindja, është mosmarrëveshja për pushtet dhe lidership brenda një partie politike të caktuar, apo është kundërshtari politik që qëndron përballë dhe që duhet mundur në mënyrë demokratike përmes zgjedhjeve”, u shpreh Milo. Ndërsa nga ana e tij, Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i pyetur nga gazetarët dje, për lëvizjen e fundit të ish-kreut socialist, Fatos Nano, tha se është i gatshëm për një takim zyrtar me Nanon.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)