Greqi, Samaras sot operacion në sy. Edhe Rapanos në spital
Kryeministri grek Antonis Samaras mbërriti sot në mëngjes në spitalin e Atikës, ku do të kryejë një operacion në sy, nga Drejtori i Klinikës Universitare për sytë, Prof. Panos Theodosiadis dhe ekipi i tij. Operacioni u vendos dje pas ekzaminimeve, ku u konstatuan shenja të shkëputjes së retinës së syrit.
Samaras kishte patur probleme në syrin e majtë që para zgjedhjeve të 6 majit, kur ishin shfaqur fillimisht hematoma. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vogël, por për shkak të presionit të periudhës zgjedhore, lodhjes dhe stresit, retina është shkëputur përsëri dhe ka nevojë për kirurgji të mëtejshme.
Z. Samaras vuan nga miopia e lartë dhe ka qenë rast në rrezik për shkëputjen retinale. Mjekët thonë se dy në tre raste të shkëputjes retinale në miopi, ndodhin pavarësisht nga mosha, ndërkohë që ka raste të historisë së sëmundjes edhe pa miopi, në njerëz të moshuar.
Sipas mjekëve, pas operacionit, z Samaras nuk duhet të udhëtojë me aeroplan, dhe për pasojë ai mund të mungojë në samitin e 28 dhe 29 Qershorit në Bruksel.
Dje pasdite u dërgua në spital edhe ministri i ri i Financave Vasilis Rapanos.
Z. Rapanos kishte një temperaturë të lartë, ndërsa ndodhej në zyrën e tij në Bankë, duke mbyllur punët e Kryetarit të Bordit të Bankës, detyre qe e mban deri në emërimin si Ministër i Financave.
Në deklaratën e lëshuar nga spitali thuhet: "Zoti Vasilis Rapanos është shtruar në spital për shkak të dhimbjeve të forta në bark, marramendje, vjellje, dhe djersitje. Ai iu nënshtrua testeve të nevojshme për të përcaktuar shkaqet e situatës".