Sherri në konvikt, i pret shoqeve të dhomës rrobat me gërshërë
TIRANE - Një ngjarje e pazakontë është regjistruar dy ditë më parë në Qytetin Studenti në kryeqytet, ku një studente 23-vjeçare Erestina F. në shenjë revolte ndaj shoqeve të saj të dhomës të cilat nuk e linin të mësonte, u ka grisur atyre të gjitha rrobat me gërshërë. Kanë qenë dy vajzat, të cilat, kur kanë mbërritur në dhomë, kanë parë rrobat e tyre të grisura dhe të hedhura në tokë. Menjëherë Ornela F. dhe Akela N. kanë njoftuar policinë, e cila pasi ka mbërritur në vendngjarje, ka vendosur të nisë procedimin penal në gjendje të lirë për 23-vjeçaren Erestina F. për veprën penale të "Shkatërrimit të pronës".
NGJARJA
Sezonet e provimeve janë periudhat më të ngarkuara dhe më të rëndësishme për studentet, të cilët me orë të tëra qëndrojnë mbi libra. Por duket se gjërat nuk kanë shkuar sipas planit të një studenteje, e cila në përpjekje për të mësuar, shqetësohej nga shoqet e saj të dhomës. 23-vjeçarja Erestina F. u kishte bërë disa herë thirrje shoqeve të saj Ornela F. dhe Akela N. që të mos bënin zhurmë, por thirrjet e saj kanë rënë në vesh të shurdhët. E ndodhur përpara këtij fakti, mesditën e së enjtes, në godinën nr.7, në Qytetin Studenti Erestina F. i ka prerë me gërshërë rrobat e shoqeve të dhomës dhe më pas i ka lënë ato në tokë. Vetëm pak minuta më pas, në dhomë kanë mbërritur dy vajzat e tjera, të cilat janë shokuar nga ngjarja dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë e Tiranës për këtë veprim. Nga ana e tyre, efektivët e Komisariatit Nr.1 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pas verifikimeve të kryera dhe dëshmive të mbledhura, kanë vendosur të nisin procedimin penal në gjendje të lirë për 23-vjeçaren:
(lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)