E Diel, 1 Nëntor 2026

Pa gjumë për Europianin, vdes kinezi 26-vjeçar

CHANGSHA - Një kinez 26 vjeç ka vdekur në Changsha, provincë e qendrës kineze të Hunanit, pasi ka qëndruar 11 net
zgjuar për të ndjekur ndeshjet e kampionatit europian.

Sipas mjekëve, vdekja ka ardhur si pasojë e një stili jete aspak të shëndetshëm. Djaloshi, një tifoz i flaktë i Anglisë, kishte 10 ditë që nuk flinte gjatë natës për të mos humbur asnjë ndeshje të kampionatit europian, duke konsumuar pije të forta alkoolike.

Një sjellje, që i ka kushtuar edhe jetën tifozit kinez.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›