E Diel, 1 Nëntor 2026

Tekste shkollore nga Shqipëria për shqiptarët e Luginës së Preshevës

29-01-2012 / Gazeta 55

Zëvendëskryeministri Edmond Haxhinasto takon krerët lokalë të Luginës së Preshevës

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto takoi dje në Tiranë përfaqësues të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, Riza Halimi, Deputet në Parlamentin e Serbisë dhe Galip Beqiri, Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar të Luginës. Haxhinasto i siguroi bashkëbiseduesit se mbështetja e Shqipërisë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc do të vazhdojë të jetë e plotë, duke synuar kontribute konkrete.
Qeveria shqiptare do të punojë që shqiptarët në Republikën e Serbisë të trajtohen sipas standardeve të përparuara ndërkombëtare dhe demokratike, në mënyrë që ata të integrohen plotësisht si qytetarë të barabartë në jetën dhe institucionet e vendit ku jetojnë. Përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës parashtruan kërkesat e tyre për një mbështetje më të madhe, për zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Serbi, si: lëvizja e lirë, arsimi, kultura dhe punësimi, nevoja për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse në organet shtetërore të Republikës së Serbisë, etj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›