E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia u ndryshua në varësi të epokave

Historia e Shqipërisë ka ndryshuar disa herë në varësi të epokave dhe sistemeve në vend. Historia më e deformuar që i servirej nxënësve dhe gjithë popullit ka qenë ajo në regjimin komunist për afro 50 vjet. Pas rënies së komunizmit në vitin ‘90 edhe pse kjo shënoi një prej ngjarjeve më historike për shqiptaret që pas shpalljes së pavarësisë, tekstet shkollore nuk u pasuruan me atë që vijoi pas këtyre viteve, pasi ngjarjet e vrullshme dhe plot trazira të këtyre 18 viteve i lanë sërish pa gojë dhe historianët. Përpjekja e parë që u bë këtë vit për t‘u treguar atyre që në vitin ‘90 sapo kishin lindur, ka çelur debate jo në radhët e historianëve, por të politikanëve, një shenjë kjo që tregon se historia në këtë vend është treguar kryesisht nga politikanët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›