E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja, sot shqyrton ligjin e "Dosjeve", pezullimi mbetet ne fuqi

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot, tre ankesat per shfuqizimin e ligjit te hapjes se dosjeve, per ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit. Anetaret do te nisin diskutimin e ankeses se bere per shpalljen si antikushtetues te ligjit te Partise Socialiste, Shoqates se Prokuroreve si dhe te Komitetit Shqiptar te Helsinkit. Ne mbledhjen e sotme, do te degjohen pretendimet e tre perfaqesuesve te paleve qe ankohen kunder ligjit, per te marre me pas vendimin. Aktualisht, kjo gjykate ka lene ne fuqi vendimin e marre kohe me pare per pezullimin e ketij ligjit, deri ne momentin e dhenies se vendimit perfundimtar. Perfaqesuesit ligjor te Kuvendit, kerkuan ne seancen e fundit, qe anetaret e Gjykates Kushtetuese, te hiqnin pezullimin e ligjit sepse jane ne konflikt interesi me shqyrtimin e saj. Por, kryetari i gjykates, Vladimir Kristo i rrezoi te gjitha pretendimet e bera nga perfaqesuesi i Kuvendit ne kete gjykate. Sipas tij, Kushtetuesja ka mision te garantoje dhe respektoje Kushtetuten dhe eshte institucioni i vetem kushtetues qe vendos per pajtueshmerine e ligjit me Kushtetuten. Po keshtu Kristo shtoi se kjo gjykate i nenshtrohet vetem Kushtetutes dhe asnje ligji tjeter, cilido qofte ai. Shqyrtimi i tre ankesave te bera nga Partia Socialiste, Shoqata e Prokuroreve dhe Komitetit Shqiptar i Helsinkit, per te shpallur si antikushtetues ligjin, u shty per diten e sotme pas mungeses se perfaqesuesve te Partise Socialiste. Kerkesat per shpalljen antikushtetues te ligjit te ashtuquajtur te "spiuneve", u bene menjehere pas hyrjes ne fuqi te tij, ne fund te janarit te ketij viti. Si socialistet, Shoqata e Prokuroreve apo Komiteti Shqiptar i Helsinkit, kerkuan shfuqizimin e tij si antikushtetues, pasi shkel te drejtat e njeriut. R. Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›