Topi: Kriza, qeveria te marre masa
Rozeta Rapushi
Presidenti Bamir Topi, i beri dje thirrje qeverise, organizatave te punedhenesve dhe punemarresve, te perpiqen per te parandaluar efektet e mundshme te krizes ekonomike. I pranishem ne takimin e Organizates Boterore te Punes, kreu i shtetit, theksoi se eshte i domosdoshem konsensusi dhe dialogu per perballimin e krizes ekonomike. "Perpjekjet per te parandaluar efektet e mundshme te krizes, ne te gjitha kendveshtrimet, kerkojne durimin dhe mencurine e duhur qe te cojne drejt zgjerimit te dialogut shoqeror, ne gjetjen e kompromiseve te nevojshme dhe te atij konsensusi qe ben te mundur shmangien dhe zbutjen e tensioneve, vecanerisht ne prag, gjate dhe pas fushates zgjedhore", vuri theksin kreu i shtetit. Sipas tij, vetem keshtu mund te arrihet qe dialogu social, te jete gjithnje ne zhvillim si dhe pozicioni i sindikatave dhe organizatave te punedhenesve te jete proaktiv. "Sigurimi i fondeve te mjaftueshme per gjate gjithe periudhes se ndikimit te krizes financiare globale, natyrisht, mbetet guri i proves per nje mbrojtje te sigurt shoqerore te familjeve me te ardhura te pakta, per pensionistet dhe per kategori te tjera te ngjashme, pa renduar ato kategori qe jane te zene me pune", vijoi kreu i shtetit. Po keshtu, Drejtori i Pergjithshem i Organizates Nderkombetare te Punes per Evropen Juglindore, Mark Levin, deklaroi se efektet e krizes ekonomike do te ndihen ne te gjitha vendet, perfshi ketu edhe Shqiperine. "Te gjitha vendet jane te rrezikuara nga efektet e krizes. Ka shume tregues qe bejne vleresimin e krizes. Ne rastin e Shqiperise eshte ceshtja e eksporteve. Nese vihet re mbyllje e tyre, ne vend do te kete mbyllje njesish ekonomike, cka do te sjelle rritje papunesie", paralajmeroi Levin. Nje tregues tjeter sipas tij, eshte ajo e volumit te parave te emigranteve, ulja e tyre do te shkaktonte probleme. Ne keto kushte, Presidenti Topi, sugjeroi mbeshtetjen sa me pare te punesimit me ane te stimulimit te rritjes ekonomike. Investimet ne arsim dhe trajnimi me ane te politikave aktive te tregut te punes, jane tre aspirata qe meritojne vemendjen, perkushtimin e qeverise, te organizatave te punedhenesve dhe te punemarresve sipas presidentit. "Per perballimin e ndonje cekuilibri qe mund te krijohet nga efektet e krizes globale, duhet qe te gjithe se bashku ta marrim me nje seriozitet te vecante, pa u perpjekur per te nxjerre perfitime te castit, por duke marre te gjitha masat e nevojshme per sigurimin e burimeve reale, me te cilat do te behet financimi i mbrojtjes shoqerore", theksoi kreu i shtetit.
Paralajmerimi
Drejtori i Pergjithshem i Organizates Nderkombetare te Punes per Evropen Juglindore, Mark Levin, deklaroi se efektet e krizes ekonomike do te ndihen ne te gjitha vendet, perfshire ketu edhe Shqiperine.
Verejtja
Presidenti, Bamir Topi, kritikoi lideret politike qe te mos bejne premtime qe nuk mund t'i mbajne, sidomos ne nje situate ku ka nje krize ekonomike globale. Sipas tij, njerezit e thjeshte, kane nevoje te orientohen jo thjesht nga partite politike.
90 Vjetori I krijimit te Organizates Nderkombetare te Punes, u festua dje ne nje ceremoni te vecante. Kjo organizate eshte pjese e traktatit te Versajes, qe i dha fund luftes se pare boterore, eshte ne funksion te politikave te punesimit.