Milo: Na votoni për vlerat që mbartim
Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, u takua dje me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie në qytetin e Delvinës. Milo u tha të pranishmëve se ju do të dini ta çmoni Demokracinë Sociale për vlerat që ka. "Për personalitetet që afron, për alternativën që përfaqëson dhe që së bashku t‘i fitojmë këto zgjedhje dhe t‘i japim Shqipërisë një qeverisje të denjë për popullin, një qeverisje të denjë për të ardhmen evropiane të saj, një qeverisje të denjë që të mendojë realisht për të zbatuar programet që u duhen njerëzve në nevojë, njerëzve të thjeshtë, njerëzve të varfër dhe që shqiptarët të prekin më në fund aspiratat e tyre me projekte konkrete", u shpreh Milo. Qytetarët e Delvinës dhe banorët e rrethit, tha ai, do t‘i japin Demokracisë Sociale një mbështetje të gjerë në këto zgjedhje. "Ne duhet t‘i fitojmë zgjedhjet, se me këta njerëz që qeverisin sot, Shqipëria nuk mund të shkojë përpara, por do të shkojë mbrapa", u shpreh Milo.