PS: Nishani dhe Poni fshehën të dhënat. Gati kallëzimi penal
Partia Socialiste paralajmëroi kallëzim penal ndaj drejtuesve të Ministrisë së Brendshme, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të informacioneve zyrtare. Në përfundim të afatit për të marrë informacion për kartat e identitetit, selia rozë ka bërë një analizë mbi të dhënat që ka arritur të marrë nga Ministria e Brendshme. Partia më e madhe e opozitës ka dalë në përfundimin se informacionet e marra bien ndesh me njëra-tjetrën, si dhe tregohet se si është mbajtur i fshehtë numri real i shtetasve pa pasaportë. PS-ja premtoi se qysh sot, kundërshtitë dhe faktet e nxjerra nga ky hetim do t‘i bëhen me dije komunitetit ndërkombëtar. "Mjaftojnë kundërshtitë dhe faktet e nxjerra nga analiza e vetë informacionit që kemi marrë prej Ministrisë së Brendshme për të ngritur hipotezën e akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të të dhënave zyrtare përmes dhënies se informacionit të rremë për qëllime që bien ndesh me ligjin", tha Islami. Selia rozë ka marrë në shqyrtim informacionet dhe të dhënat që u ka dërguar ministria dhe pasi ka bërë ballafaqimin e tyre ka dalë në përfundimin se ato janë të rreme, por edhe të manipuluara. "Informacionet e MB-së, duke rënë ndesh me njëra-tjetrën në mënyrë flagrante dhe duke u shfaqur të ndryshme nga njëri disk te tjetri, rezultojnë jo vetëm të rreme, por edhe të manipuluara", theksoi Islami, duke vënë në dukje se "shifra zyrtare prej 730 mijë votuesish pa pasaportë mbi të cilën Ministria e Brendshme ka këmbëngulur, rezulton e pavërtetë dhe e zvogëluar ndjeshëm". Sa i përket numrit të personave aplikantë, edhe në këtë pikë selia rozë ka konstatuar se shifrat janë kontradiktore dhe ndryshon nga njëri disk në tjetrin, duke nxjerrë për votuesit pa pasaportë një shifër të zmadhuar në kundërshti me të dhënat e përgjithshme dhe shifrat e dhëna në dinamikë. Në këto kushte, tha Islami, kur nga njëra anë na jepet vetëm një pjesë e të dhënave të cilat rezultojnë alarmante, të rreme e të manipuluara dhe, nga ana tjetër, na fshihet me këmbëngulje lista e qytetarëve me pasaportë, si edhe lista e plotë e aplikantëve të deritanishëm për letërnjoftim. Ai bëri të ditur se PS-ja po përpilon kallëzimin penal për drejtuesit e lartë të Ministrisë së Brendshme që merren direkt me këtë proces. Edhe një herë sekretari për çështjet zgjedhore bëri të ditur se të gjitha këto konkluzione paraprake janë rezultat i një ekspertize të nivelit më të lartë teknik dhe do të thellohen në orët në vazhdim nga grupi ynë i ekspertëve.
Data 31 maj ishte afati i fundit që PS-ja përcaktoi për të marrë informacionin e kërkuar për procesin e kartave të identitetit. Për disa ditë me radhë, palët shkëmbyen letra dhe replika mes njëra-tjetrës, por MB-ja asnjëherë nuk dorëzoi te selia rozë informacionin e kërkuar. Ndërsa PS-ja, nga ana e saj, ka këmbëngulur të marrë të dhënat e kërkuara, pasi ato do të jenë pjesë e një analize, e cila do të përcaktojë qëndrimin e mëtejshëm të kësaj partie për kartat.
Replikat
Ministria premtoi se kartat do të bëhen në afat
Deri dje, në orët e mbrëmjes, Ministria e Brendshme nuk dha asnjë sqarim lidhur me akuzat e selisë rozë. Por, në artikulimet dhe qëndrimet gjatë ditëve të fundit për procesin e kartave të identitetit, MB-ja është munduar të qetësojë opozitën se procesi i kartave të identitetit po ecën normalisht. Madje, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka siguruar se nëse votuesit pa pasaportë aplikojnë sa më parë, është e garantuar që ata do të kenë kartën e identitetit para datës së zgjedhjeve. "Me rregullin e ri që vendosëm me koncesionarin dhe bazuar në kapacitetet reale që kemi në terren, sigurohet pajisja edhe e rreth 400 000 shtetasve të tjerë deri në mesin e muajit qershor, me kushtin e vetëm që ata të jenë në Shqipëri dhe të paraqiten për të aplikuar", është shprehur Nishani në replikën që pati me PS-në në datën 29 maj. Ministria ka bërë të ditur se deri në datën 28 maj kanë aplikuar 1 132 806 shtetas për letërnjoftimet elektronike dhe janë prodhuar 990 962 të tilla. Ndërsa në letrën e dy ditëve më parë, ministria bëri me dije se deri në datën 29 maj 2009, kanë aplikuar 1 149 211 votues. Kjo ministri ka hedhur në sistemin e kontrollit vetëm 1 012 905 rekorde, nga të cilat rezulton se 418 956 janë nga grupi i atyre pa pasaportë. Sa i përket kërkesës së PS-së për të marrë të dhëna të shtetasve, ministria ka vërejtur se ato janë të dhëna personale e si e tillë nuk mund të shfrytëzohen. Nga ana tjetër, ministria ka kërkuar nga PS-ja dhe të gjitha forcat politike mbështetjen pa lëkundje dhe pa mëdyshje të këtij procesi jetik jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për çështjen e integrimit evropian.