Zgjedhjet, KQZ nxjerr nga gara Partinë e Punës së Shqipërisë
Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar humbi dje të drejtën për të garuar në zgjedhjet e 28 qershorit. Pas një verifikimi të dokumentacionit, përfaqësuesi juridik i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve konstatoi se kryetari i kësaj partie, Marko Dajti, ka dorëzuar dokumente të falsifikuara. Bëhet fjalë për deklaratat noteriale që një parti joparlamentare duhet të noterizojë për t‘u regjistruar në KQZ. Partia Socialiste iu drejtua dje me një letër KQZ-së dhe misionit të OSBE/ODIHR-it ku kërkon pezullimin e prodhimit të fletës së votimit deri në ç‘regjistrimin e kësaj partie. Letra e shkruar nga Fatmir Xhafa kërkon që përgjegjësit e administratës së KQZ-së të vihen para përgjegjësisë ndërsa akuzon shumicën në këtë institucion se ka bërë ndryshimin e inicialeve të kësaj partie nga PPSHR në PPSH. Gjonçaj lexoi para anëtarëve të KQZ-së deklaratën e noteres Miranda Xhemace, e cila mohonte se kishte nënshkruar apo vulosur dokumentin me numër 2368, dokument që në përmbajtje të tij provonte rregullsinë e procesit të ndjekur nga Dajti për marrjen e firmave të 10 mijë mbështetësve. "Ky deklarim është i falsifikuar dhe nuk mban asnjë dokument të vërtetimit noterial të bërë nga unë. Nënshkrimi nuk është nga unë. Vula nuk është bërë nga unë. Shkrimi i dokumentit nuk është bërë nga kompjuteri im. Asnjë person nuk është paraqitur para meje për vërtetimin e mësipërm dhe as për deklaratat mbështetëse. Nuk kam dijeni për këtë veprim dhe e them me bindje se është vetëm një falsifikim", ishte një pjesë e deklaratës së lexuar nga Gjonçaj.
Përfaqësuesi juridik i PS-së konsideroi se kjo ngjarje është e rëndë dhe se KQZ-ja në këtë rast është para një falsifikimi. "KQZ-ja duhet të distancohet nga kjo parti, duke shqyrtuar çështjen për të mos lejuar që parti të cilat falsifikojnë dokumentet të regjistrohen dhe të garojnë. Ju lutem merreni në konsideratë se jemi para një falsifikimi të shëmtuar", tha Gjonçaj. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, i sugjeroi PS-së që të bëjë kallëzim penal në prokurori, ndërsa konfirmoi se KQZ-ja nga ana e saj do të ndiqte procedurat e përcaktuara për këtë çështje.
Sipas Gjonçaj, distancimi i KQZ-së është i nevojshëm, pasi ka të bëjë me faktin se administrata deklaroi se dokumentet ishin në rregull. "Ne nuk jemi ekspertë të falsifikimit. Nëse ka ndodhur falsifikimi duhet të bëni kallëzimin në prokurori, pjesën tjetër sigurisht që do e shohim. Nuk mund të japim përgjigje për këtë pa parë problemin", ishte përgjigjja e Ristanit. Problemet në dokumentacion u konstatuan edhe nga përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti. PS-ja e ka kontestuar qysh në fillim regjistrimin e PPSHR-së. Për shkak të mungesës së dokumentacionit, KQZ-ja e ktheu listën për rregullime. Gjatë rishqyrtimit, PS-ja e kontestoi fort regjistrimin e kësaj partie. Sakaq, para fillimit të mbledhjes së radhës u diskutuan disa çështje të tjera. Anëtari i këtij komisioni, Artan Laze, kërkoi që Ministria e Brendshme të japë informacion mbi kartat e identitetit. Komisioni miratoi edhe regjistrin e ri të partive për fondet e marra nga qeveria, por edhe nga donatorët privatë. Subjektet politikë duhet ta bëjnë të qartë natyrën e donacionit, identitetin e dhuruesit, datën, numrin e llogarisë dhe vleftën e dhuratës. Të dhënat do t‘i nënshtrohen verifikimit nga auditët privatë të kontaktuar nga KQZ-ja. Njëkohësisht, një tjetër çështje e prekur ishte e ajo e KZAZ-ve. Kreu i KQZ-së, Ristani, u kujtoi përfaqësuesve të PS-së që të plotësojnë kuotën që 30% e anëtarëve të KZAZ-së të jenë femra. "Nga ana tjetër, është shqetësim fakti që nuk keni plotësuar 30% e zonjave, atë që ngriti dhe përfaqësuesi i PD-së. Është problem shqetësues, disa herë keni deklaruar se ka mbetur dhe një dhe përsëri nuk është mbyllur", tha ai.
Letra e PS
Partia Socialiste iu drejtua dje me një letër KQZ-së dhe misionit të OSBE/ODIHR-it ku kërkon pezullimin e prodhimit të fletës së votimit deri në ç‘regjistrimin e kësaj partie. Letra e shkruar nga Fatmir Xhafa kërkon që përgjegjësit e administratës së KQZ-së të vihen para përgjegjësisë ndërsa akuzon shumicën në këtë institucion se ka bërë ndryshimin e inicialeve të kësaj partie nga PPSHR në PPSH