Milo: Nëse shqiptarët duan të fitojnë, duhet të zgjedhin midis individëve
kryetari i Demokracisë Sociale, Paskal Milo gjatë turit të tij elektoral, zhvilloi një takim me anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie në Elbasan. Ai theksoi se demokracia ka nevojë për ekuilibër dhe mirëqeverisje dhe PDS është forca e duhur politike për të realizuar këtë. Këtë ekuilibër nuk mund ta garantojë vetëm një forcë politike, kjo është e pamundur.
Ne si PDS kemi qenë pjesë e ekuilibrit duke kërkuar që politika të ketë një fytyre evropiane, është shprehur Milo. Ndërsa në takimet që ka zhvilluar në disa komuna të qarkut Dibër, ai ka theksuar se nëse qytetarët duan të fitojnë vërtetë, këtë radhë duhet të zgjedhin midis individëve dhe jo flamujt partiakë.