E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Qeveria te aplikoje per kandidat ne BE

Shqiperia duhet te aplikoje per vendin kandidat per ne Bashkimin Evropian! Kjo eshte kerkesa, njekohesisht dhe qendrimi i palekundur i Partise Socialiste, lidhur me kete ceshtje. Por se fundmi, i njejti qendrim u risoll nga vete kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili mori pjese ne forumin i politikes se jashtme dhe ceshtjeve te sigurise. Ne kete menyre, i ftuar nga fondacioni “Frierdrich Ebert”, ne nje debat me teme aplikimi i Shqiperise ne BE, kreu socialist nuk vonoi te qartesoje pozicionin e opozites ne lidhje me hapin e dyte te Shqiperise, per te qene vend kandidat, pas nenshkrimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit, me 12 qershor 2006, ne Bruksel. Kesisoj, duke kerkuar nga qeveria shqiptare qe te aplikoje per vend kandidat per ne BE, kryetari Rama nuk resht se nxituri serish qeverine “Berisha” qe te aplikoje per marrjen e ketij statusi. Kete kerkese, Partia Socialiste, sipas Rames, e bazon ne vete faktin se nje vendim i tille do te ndihmonte ne anetaresimin e vendit tone ne BE dhe do t’i jepte me shume mundesi te rinjve te leviznin lirisht. “Argumenti se Marreveshja e Stabilizim-Asocimit eshte nje proces, i cili duhet mbyllur plotesisht perpara se Shqiperia te hedhe hapin tjeter, eshte nje argument i pamjaftueshem. E kjo, pasi edhe Maqedonia e Kroacia nuk kishin permbushur shume standarde, kur kerkuan te hyjne ne nje faze me te avancuar. Por, edhe historia e Bashkimit Evropian tregon se Spanja dhe Austria kane bere te njejten gje, duke menduar se kjo ishte shtepia e tyre”, nenvizoi Rama. Por, nga ana tjeter, kreu socialist fajesoi pikerisht dyzimin e vendit mes kampeve politike, si pengesen kryesore per shtyrjen e ketij statusi. “Nje Shqiperi, e cila ne syte e partnereve nderkombetare eshte paraqitur vijimesisht si nje Shqiperi e ndare me dysh mes kampesh politike, pa dyshim qe i ka vonuar shume shqiptaret ne procesin e integrimit ne NATO, padrejtesisht dhe pa dyshim, padrejtesisht ne radhe te pare per shkak te pergjegjesise se drejtperdrejt te atyre qe i kane qeverisur dhe qe i qeverisin”, vuri ne dukje Rama, lidhur me kete ceshtje. Por, pavaresisht disa kushteve qe duhet te plotesoje Shqiperia per te marre statusin e kandidatit, kryetari Rama eshte i mendimit se ato mund te plotesohen me shpejt dhe me mire, duke qene vend kandidat. Sipas tij, politika e izolimit eshte me kosto me te larte se ajo e integrimit. “Duke trokitur ne dyert e BE-se, Shqiperia troket ne deren e shtepise se saj. Duhet nje perqasje e re per te gjitha vendet e Ballkanit ne menyre qe ajo te mos mbetet me vrima e zeze e hartes se BE”, u shpreh Rama, gjate fjales se tij. Por, nga ana tjeter, kryetari i PS-se vleresoi se “i takon qeverise shqiptare te hapi syte dhe te gjej rrugen, per te ecur me konsensus ne kete drejtim, duke hapur njekohesisht edhe nje proces te nje bashkepunimi te ri, shume me afatgjate, me te gjitha vendet e kesaj zone, per te pasur edhe ne kete sens, nje perqasje te perbashket, per te bere edhe ate qe na takon ne raport me vendin, popullin tone dhe Bashkimin Evropian”.

Berisha: Ne shtator, kerkese per statusin e kandidatit

Pak kohe me pare, ishte Kryeministri Sali Berisha, i cili gjate nje tryeze te organizuar po per ceshtjet e integrimit te vendit, deklaroi se Shqiperia do te aplikoje ne shtator per statusin e kandidatit per ne Bashkimin Evropian. Madje, gjate kesaj deklarate, kreu i ekzekutivit u shpreh mjaft mirenjohes ndaj opozites parlamentare, lidhur me gatishmerine e saj per te kontribuar ne realizimin e ketij procesi.

Bregu: S’kemi te percaktuar afatin e aplikimit

Vetem dy dite me pare, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi hapur se nuk ka nje afat te percaktuar, lidhur me aplikimin e Shqiperise per vendin e kandidatit ne Bashkimin Evropian. Sipas saj, nuk mund te jete vetem nje kerkese e ardhur nga vendi yne, por duhet qe dhe vete BE te jape sinjale te qarta, lidhur me kete ceshtje. Pra, perpos gatishmerise se Shqiperise, pritet dhe sinjali i nderkombetareve.

Oli Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›