E Diel, 1 Nëntor 2026

PSV 91: Listat, PD dhe PS privatizojnë sistemin politik

Partia Socialiste e Vërtetë 91, shprehet se hartimi i listave të kandidateve për deputetë në PS dhe PD, vërtetoi edhe njëherë procesin e privatizimit të sistemit politik në vend. Sipas saj, nga privatizimi i partive po shkojmë në privatizimin e parlamentit, jo më në zgjedhjen e tij, por në emërimin e tij. Të dyja listat i karakterizoi politika e përjashtimit dhe jo ajo e gjithëpërfshirjes. Opinioni publik duhet të kuptojë se pas përjashtimit politik fshihet epshi i përjashtimit social dhe ekonomiko-financiar të qytetareve. Duket qartazi se klasa politike po del jashtë kontrollit të qytetarit të thjeshtë. Nën justifikimin e kriterit teknokratik, në shërbim të interesit personal të kryetareve, është anashkaluar kriteri politik. Të mos harrojmë që kuvendi është një institucion politik në radhë të parë dhe pastaj teknokratik, thekson PSV 91. Më tej ajo vijon duke u shprehur se Kuvendi i zgjedhur në 1996 kishte vërtet personalitete të fushave të ndryshme profesionale, por anëtarët e atij kuvendi, në një numër të konsiderueshëm, nuk përfaqësonin personalitet politik, prandaj ai kuvend mbetet kuvendi me i zi i historie tonë pluraliste parlamentare pas vitit 90. PSV 91 nxit qytetaret që të mos shkojnë pas më të fortit, por pas alternatives më të mirë të mundshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›