Milo: Qeveria, tre masa për përballimin e krizës
Kriza globale ende s’ka dhënë efektin e saj direkt në ekonominë shqiptare. Tashmë jo vetëm nga FMN-ja, por edhe nga ekspertët shqiptarë pranohet që ajo do të japë efektet e saj negative edhe në ekonominë shqiptare. Por në këtë rast, qeveria ka një plan të sajin për të zbutur efektet e kësaj krize të mundshme. Këshilltari i Kryeministrit, Petraq Milo, ka treguar dje se qeveria ka masa preventive për të menaxhuar krizën. Këshilltari i Kryeministrit për Ekonominë, Petraq Milo, dha dje një konferencë për shtyp lidhur me takimin e vendeve të grupit G20, të zhvilluar në Uashington. Ai foli edhe për krizën globale që mund të prekë Shqipërinë dhe masat që do të marrë qeveria për të përballuar atë. Ndërsa lidhur me takimin e G20, ai tha se: "Në takimin e 20 vendeve lidere të ekonomisë botërore, të cilët përfaqësojnë edhe 85 % të prodhimit të përgjithshëm botëror, u vlerësua veçanërisht një politikë gjithëpërfshirëse, e cila duhet të vërë theksin në rolin e politikës fiskale, dhe në veçanti të asaj së uljes së taksave, si një politikë që do të promovojë dhe do të luajë rolin kryesor në ngritjen ekonomike. Disa nga rekomandimet kryesore të G20, ishin së pari marrëveshja në parim për zgjerimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë, së dyti, rritja e transparencës dhe instrumenteve të kontrollit në tregun financiar privat dhe të institucioneve financiare, së treti, përpjekja për të marrë sa më pak risqe në sektorin bankar dhe institucionet financiare, mbështetja e politikave të rritjes ekonomike dhe reformat e domosdoshme në institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN. Çështja kryesore në të cilën shtrohet plani i aksionit në këtë krizë mbetet transparenca drejt sektorit privat, e domosdoshme për të parandaluar krizën e mëtejshme. Kjo është një politikë preventive, ku dhe Shqipëria duhet të reflektojë dhe të pasqyrojë pjesë të këtyre masave, së cilës i është bashkangjitur pjesa më e madhe e ekonomive të vendeve lidere botërore".
A do të marrë ndonjë masë shtesë qeveria, përveç kontigjencës së parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2009?
Projekt-buxheti i vitit 2009 nuk janë thjesht masat e marra në kontigjencë. Projektbuxheti 2009 është një politikë tërësisht preventive, në drejtim të asaj që folëm më parë. Në planin e të ardhurave, projektbuxheti parashikon një qëndrueshmëri të të ardhurave në rritje, parashikon një politikë dhe një konsolidim të uljes së taksave dhe shkon më tej në këtë politikë, duke parashikuar që kontributet e sigurimeve shoqërore do të ulen deri në 15 %. Kemi një vazhdimësi të uljes së barrës fiskale. Njëkohësisht politika e të ardhurave në vitin 2009 garanton dy momente, momentin e parë, uljen e deficitit buxhetor dhe momenti i dytë, financimi në vazhdueshmëri i investimeve dhe kryesisht i infrastrukturës rrugore. Po ta shikojmë në planin ekonomik, një politikë e konfiltruar e të ardhurave publike lejon dhe mundëson një ulje të deficitit nga 3 % të deficitit të brendshëm në 1 %, gjë që përkthehet me mundësi më të madhe për kreditimin e aktiviteteve të tjera ekonomike, kryesisht të sektorit privat dhe e dyta mundëson më tepër financimin e investimeve të infrastrukturës rrugore, aq të domosdoshme për mbështetjen ekonomike.
Cilat janë masat e qeverisë, që vendi ynë të mos preket nga kjo krizë?
Janë tre masa preventive, të cilat janë pjesë e politikës monetare fiskale dhe makroekonomike të qeverisë, duke zbërthyer në radhë të parë politikën fiskale, e cila është një politikë në vazhdimësi e uljes së barrës fiskale, e cila bën të mundur një lloj mundësie më tepër për investimet e brendshme dhe biznesin privat për të pasur më shumë mjete financiare, për të financuar investimet dhe punësimin. Do të shtoja te buxheti i 2009-s, se politikat fiskale janë në vazhdimësi në radhë të parë për financimin e investimeve publike, e cila përkthehet me financimin e infrastrukturës rrugore dhe infrastrukturave të tjera në përgjithësi, e cila është domosdoshmërish një bazë e fuqishme për rritjen ekonomike. Do të theksoja, si edhe më parë, se një hap i rëndësishëm është politika e uljes së deficitit. Kemi një politikë konstante dhe të vazhdueshme, nga 3 % e deficitit të brendshëm në vitet e mëparshme kemi arritur në 1 % në vitin 2009. Politikë tjetër preventive për vitin 2009 është politika monetare. Është një politikë monetare e gërshetuar me politikën fiskale, prodhimi i së cilës është kontrolli i inflacionit. Shqipëria sot ka një inflacion prej 2.9 %, në një kohë që vendet e rajonit e kanë minimalisht dy herë apo tre herë më shumë. Politika e mbrojtjes së kontrollit të inflacionit, në radhë të parë është politikë mbështetëse për shtresat, të cilat janë më të prekura nga ndikimet inflacioniste, por njëkohësisht nuk duhet të harrojmë se është një mbështetje kryesore për zhvillimin ekonomik dhe sidomos të investimeve të huaja. Së dyti, është kontrolli dhe forcimi i kontrollit të sektorit bankar ndërmjet masave për të rritur më shumë transparencën dhe kryesisht për të rritur dhe kontrolluar kreditë, pasi një nga shkaqet e krizës ka qenë dhënia e kredisë personave që nuk kanë punë, nuk kanë të ardhura, nuk kanë pronë. Pikërisht forcimi i këtyre rregullave garanton qëndrueshmërinë ose dhënien e kredisë në aktivitete që mbështesin rritjen ekonomike.
Së treti, do të theksoja se një nga drejtimet kryesore të daljes ose të preventivit të krizës është rritja ekonomike. Shqipëria aktualisht në 6-mujorin e parë ka një rritje ekonomike prej 12 % dhe përsëri vazhdon të planifikojë për vitin 2009 një rritje pozitive dhe të qëndrueshme ekonomike, në një kohë që vendet e rajonit kanë një rritje më të ulët ekonomike, ose vende të tjera mund të kenë dhe ngadalësim të rritjes ekonomike. Faktorë të rëndësishëm janë pikërisht politikat e infrastrukturës rrugore, investimet e huaja në sektorët e energjisë, të infrastrukturës. Do të shtoja gjithashtu zhvillimet e fundit në bujqësi dhe mbështetja direkte e bujqësisë, qoftë me investime nga buxheti i shtetit, qoftë me investimet e huaja, e cila është konkretizuar në radhë të parë me rritjen e prodhimit bujqësor, masat preventive për mbrojtjen ndaj katastrofave dhe përmbytjeve, njëkohësisht dhe mbështetja direkte e fermerit, qoftë me sistemin e ujitjes dhe të kullimit, po ashtu dhe me programe të veçanta, të cilat janë ujitja me pika, mbrojtja e ullishtave dhe vreshtarisë, duke menduar se Shqipëria ka potenciale të mëdha për rritjen e këtyre prodhimeve bujqësore.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, kemi një rritje të kredive të pashlyera, pra të kredive të këqija. E konsideroni shqetësuese këtë?
-Sigurisht që kreditë e këqija nuk janë të favorshme, por ne duhet të kemi parasysh një fakt, që volumi apo niveli i kredive të këqija në Shqipëri përgjithësisht mbetet në nivele shumë të ulëta, të kontrollueshme dhe unë do të thosha që është nga më të ulëtat në rajon.
ǒmund të na thoni lidhur me qëndrimin e FMN-së për sigurimet shoqërore? A do të ulen ato në maj?
-Marrëdhëniet me FMN janë marrëdhënie negociatash dhe të dy palët janë partnere. Në një partneritet sigurisht që mendimet dhe sugjerimet merren parasysh, diskutohen dhe debatohen dhe zgjidhet varianti, i cili është më efikas. Ne kemi menduar që ulja e kontributeve shoqërore mund të fillojë nga 1 maji i vitit 2009.
OSSH rrit arkëtimet, shqetësuese institucionet debitore
OSSH në prag privatizimi përmirëson treguesit. Ajo që është kërkuar prej vitesh të ndodhë me performancën e OSSH-së, ka nisur të ndryshojë këtë muaj, kohë kur kjo ndërmarrje ka kaluar në shoqëri tregtare. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli dhe drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) Seit Dollapi, prezantuan dje në analizën 10-mujore të OSSH-së rezultatet e arkëtimeve dhe humbjeve të konsumimit të energjisë. Sipas tyre, niveli i arkëtimeve ka pësuar rritjet ndjeshme në këta muaj, por vazhdon të mbetet shqetësuese mosshlyerja e detyrimeve nga institucionit shtetërore. Ministri Ruli theksoi se institucionet shtetërore janë debitorët kryesorë për energjinë e konsumuar dhe s’i kanë shlyer detyrimet OSSH-së. Por nga ana tjetër ai nuk la pa përmendur faktin se niveli i arkëtimeve ka pësuar ndryshime pozitive. “Arkëtimet kanë dhënë tregues sfidues dhe humbjet janë ulur ndjeshëm”, - tha ministri Ruli. Ndërkaq, drejtori i OSSH, Seit Dollapi, ka treguar në shifra ndryshimet e ndodhura në nivelin e arkëtimeve. “Në periudhën korrik-tetor ka një përmirësim të dukshëm në arkëtimet familjare me 4.32% dhe arkëtimet private me 3.41%, në krahasim me periudhën janar-qershor 2008 dhe arkëtimet në total shënojnë një rritje prej 2.53 %”. Bilanci i OSSH-së mbi nivelin e humbjeve për muajt korrik-tetor tregon një përmirësim të dukshëm, duke kaluar në 27,32% nga 34.47% që ishin në gjashtëmujorin janar-qershor, ndërkohë që humbjet e parashikuara në plan llogariten në 26.91%. Megjithatë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për të rritur nivelin e arkëtimeve dhe për të ulur nivelin e humbjeve të energjisë elektrike, është duke investuar “në zhvillimin e rrjetit të Tensionit të Ulët dhe Tensionit të Mesëm si dhe në rritjen e instalimit të matësve. Në zonat Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Burrel ka përfunduar pajisja me matës të abonentëve. Vazhdojnë instalimet e matësve në Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Fier". Aktualisht për muajt nëntor dhe dhjetor, OSSH ka për synim uljen e mëtejshme të humbjeve teknike dhe kryesisht joteknike.