E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo: Rama duhet ta lërë menjëherë drejtimin e PS

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, pa asnjë mandat në kuvendin e ri, e sheh situatën rrjedhojë të filozofisë që ndoqi lidershipi i Partisë Socialiste, Edi Rama. Milo deklaroi se ishte egoja e madhe për pushtet e Ramës ajo që la jashtë këtij parlamenti jo vetëm PDS dhe partitë aleate të PS, por shkaktoi dhe humbjen e vetë Partisë Socialiste. Sipas tij përqendrimi i pushtetit tek forca e madhe që drejtoi koalicionin si dhe shkatërrim i partive të vogla. Ishte një filozofi e cila prodhoi humbjen e së majtës. Krahas bashkimit të së majtës, kusht për bashkëpunimin e mëtejshëm, do të jetë sipas Milos ndryshimi i Kodit elektoral. Partitë në 28 qershor konkurruan për herë të parë sipas sistemit proporcional rajonal, që dukshëm favorizonte dy formacionet e mëdha politike, deklaroi Milo. Ndërsa ka përsëritur edhe një herë thirrjen që duhet të largohet Rama nga Partia Socialiste, sipas tij një njeri i cili i solli këtë humbje të majtës nuk e meriton që të vazhdojë më të jetë në krye të PS. Sipas Milos në krye të Partisë Socialiste duhet të vijë një person që të jetë i aftë jo vetëm për të organizuar PS, por për të riorganizuar të gjithë të majtën, në mënyrë që të mos ketë më surpriza të pakëndshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›