Ministri i 2 Prillit, Gramoz Ruçi dhe Edi Rama kërkojnë destabilizim dhe përshkallëzim të protestave në kryesinë e PS

Ben Blushi kundërshton: PS është parti serioze dhe jo parti revolucionesh
Destabilizim, rrëmuja dhe hedhjen e opozitës në rrugë ka qenë kërkesa e Gramoz Ruçit në mbledhjen e djeshme të kryesisë socialiste. Ish ministri i 2 Prillit paralajmëron një destruktim të stabilitetit të vendit, duke kërkuar mosnjohje të zgjedhjeve, bojkotim të parlamentit dhe protesta masive. Ky është skenari i personazhit më të errët të Partisë Socialiste për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve ku fajtori i dytë pas kryesocialistit Rama është Garmoz Ruçi. Tashmë Gramoz Ruçi, duke qenë përgjegjës për humbjen katastrofike të socialistëve, humbje që u shkaktua nga dyshja Ruçi-Rama ka vendosur që nëpërmjet protestave të justifikojë përgjegjësinë e tij personale. Ditën e djeshme kryesia e PS në vend të analizonte humbjen dhe të nxirrte përgjegjësitë e shkaktarëve që realizuan humbjen, u mor me lançimin e protestave si zgjidhje për krizën që po kalon PS. Gramoz Ruçi, duke ndjerë se e vetmja figurë që do të jetë pasardhësi i kreut të PS është Ben Blushi, kërkon me çdo kusht ta pengojë marshimin e tij drejt këtij posti. Numri dy i PS duke ndjerë se me humbjen e 28 Qershorit do të ketë ridimensionim të ri të rolit të tij në këtë parti, ka vendosur që me figurën e Edi Ramës të bëjë pazarin e radhës me kryetarin e radhës. Ditën e djeshme në kryesinë e PS, Gramoz Ruçi hodhi në treg kokën e Edi Ramës me ide të rrezikshme për demokracinë shqiptare duke e hedhur në konfrontim të drejtpërdrejtë me faktorin ndërkombëtar që e shikon më tmerr idenë e protestave dhe destabilitetin në Shqipëri,. Më në fund Ruçi si gjithmonë në pazare ngriti pazarin e tij ashtu si e ngriti me kokën e Majkos, Metës dhe së fundi atë të Nanos. Protestat e paralajmëruara nga Ruçi janë një pjesë e vogël e skenarit të radhës për fatin e kreut të ri të PS. Kryesia socialiste u përfshi ditën e djeshme në një debat rreth idesë së protestave dhe trazirave duke mos u marrë me zgjedhjet dhe humbjen. Thirrjes së Gramoz Ruçit për protesta i është përgjigjur Ben Blushi, i cili ka kërkuar më seriozitet në thirrjet e ekzaltuara të Ruçit dhe Ledi Shamkut. Ben Blushi ka kërkuar nga kryesia e Socialistëve të pranojnë humbjen dhe të lënë shakatë me protestat. Ne jemi parti serioze dhe forcë potenciale në politikën shqiptare, forcë të cilës nuk i lejohen shaka të tilla, është shprehur Ben Blushi. Ne duhet të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve dhe të pranojmë humbjet pas të cilave duhet të nxjerrim përgjegjësitë individuale të gjithsecilit, ka than Ben Blushi. Kryesia socialiste ka zhvilluar një debat të ashpër ditën e djeshme, ku Majko, Xhafaj, Shamku dhe të tjerë kanë qenë dakord me idenë e Ruçit për të kaluar në protesta masive nëse nuk do merrnin mandatin e 9 të qarkut të Fierit. Kryesia mori vendim që të presë rezultatin e KQZ për mandatin e Fierit dhe më pas të përshkallëzojë protestat. Ndërkohë që sipas burimeve brenda PS, mësohet se Gramoz Ruçi ka kërkuar nga Edi Rama të japë dorëheqjen në mënyrë formale që më pas të rizgjidhet nëpërmjet një procesi farsë. Planet e Ruçit me Edi Ramën janë në vijimësi të ortakllëkut të tij edhe me lejet e ndërtimit. Duke mbajtur peng PS, Gramoz Ruçi kërkon të mbajë peng Bashkinë e Tiranës dhe Edi Ramën për dy vjet derisa të mbarojë mandatin e radhës duke i marrë leje ndërtim në këmbim të imunitetit politik që do i dhurojë nëpërmjet rizgjedhjes së tij në krye të PS. Plani Ruçi në fakt, nuk ka gjasa të realizohet pasi në gjirin e Partisë Socialiste përgatitet që baza e kësaj partie të kërkojë shkarkimin dhe përzënien e Edi Ramës nga kjo parti.
Ruçi paralajmëroi nga Fieri protestat
Faktin e protestave, Gramoz Ruçi e ka paralajmëruar nga Fieri ditën e mërkurë në datën 1 Qershor ku ka deklaruar se do të kalojnë në protesta dhe luftë me trup për të mbrojtur votat. Gramoz Ruçi deklaroi se qarku i Fierit po mbahet nën trysni psikologjike dhe elektorale, ndërkohë që votat po i numërohen në mënyrë të pandershme. Ruçi shprehu shqetësimin për kutitë e bllokuara në KZAZ numër 22 dhe paralajmëroi tensionim të mëtejshëm të situatës. Jemi të angazhuar që të ruajmë votat dhe do të jemi këtu deri në leximin e votës së fundit, u shpreh Ruci. Zyrtari i lartë në PS, thekson se me veprimet që po kryhen këto ditë, po përpiqen që PS ti mohohet mandati i 9 dhe Partisë Demokratike ti shtohet mandati i 7 në mënyrë të padrejtë.