Partia e Gjelbër Evropiane vlerëson marrëveshjen PD-LSI
Partia e Gjelbër Europiane e ka vlerësuar me nota pozitive bashkëqeverisjen e vendit mes dy koalicioneve atij të Aleancë Socialiste për Integrim dhe Aleancës së Ndryshimit. Sipas saj, bashkëpunimi mes dy koalicioneve do të bëjë të mundur integrimin e vendit në BE. Po ashtu, partia e Gjelbër Evropiane ka vlerësuar me nota pozitive zhvillimin e procesit zgjedhor në Shqipëri.
Kjo tregon rrugën që vendi juaj po ndjek drejt konsolidimit të demokracisë dhe realizimit të standardeve evropiane të zgjedhjeve. Në këtë drejtim ju jeni përpara një sfide të madhe atë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ne mendojmë se bashkëpunim ndërmjet dy koalicioneve do të bëj të mundur realizimin e integrimin të plotë të vendit tuaj në BE, duke realizuar kështu një objektiv madhor të popullit shqiptar, thuhet në deklaratën për shtyp të partisë së Gjelbër Europiane.