Mentaliteti i kokrrës, në kohët moderne..!
Nga Besi BEKTESHI
(Një kuti që ka më shumë kokrra brenda!!?)
Një mijë maskarallëqe po shikojmë dhe dëgjojmë, vetëm duke ndjekur punën e KQZ-së në administrimin e votave në kutitë e votimit. Minimumi që duhej bërë ishte që të dilte rezultati dhe të zbatohej edhe afati ligjor, i cili praktikisht është thyer dhe askush në këtë vend nuk shqetësohet. Nejse, ne kështu jemi, sepse me ligjin kemi pak problem, sidomos për ta konsideruar dhe zbatuar. Në Bullgari i kryen zgjedhjet dhe doli rezultati normal, sipas afatit ligjor. Në Maqedoni edhe pse ka pasur kontestime për dhunë, përsëri administrimi i votës është bërë shumë normal. Në Malin e Zi, ka vite që nuk ka kontestime dhe administrimi i votës bëhet brenda afatit ligjor. Në Rumani po ashtu, dhe nuk ka pasur asnjë problem në administrimin e votës dhe të shkeljes së afatit ligjor.
Kosova si në zgjedhjet politike dhe ato po themi kuvendore administrimi është bërë normal. Në asnjë vend të Europës nuk bën vaki, që administrimi të sjellë thyerje ligjore të afateve dhe sidomos të parregullsive që vërehen. Pse ndodh te ne? Sepse jemi të pa dalë nga koha e diktaturës, ku i gjithë shteti dhe pushteti dilte nga kokrrat në kuti. Atëherë nuk kishte komisionerë normalë, nuk kishte KQZ dhe nuk kishte edhe kamera. Por kishte disa njerëz të partisë dhe frontit, që ishte e njëjta gjë dhe numëronin kokrrat në kuti. Kështu që në vitin 1945-së, rezultati doli pothuaj mbas një ore mbasi mbaroi votimi. Po, mbas një ore, sepse kokrrat ishin tashmë të hedhura në kuti. Çfarë dua të them. Ne nuk kemi dalë nga mentaliteti i kokrrave në kuti. Nuk kemi dalë edhe pse kemi 19-të vite që rropatemi në rrugë drejt demokracisë. Sepse i duam të gjitha kokrrat në kutinë tonë...!! Ja kush është edhe e keqa e madhe e mentalitetit të kokrrave, që demonstrojnë mungesën e elementit qytetar në shkollim, dhe të qënies primitive në votim. Edhe sot e kësaj dite politika shqiptare i konsideron njerëzit si votues me kokrra që duhet me domosdo të votojnë me alternativa të pakta, ose vetëm me një alternativë. Sepse nuk duam të numërojmë si kokrrat tona dhe ato të kundërshtarit...për të bërë pastaj bilancin, kush ka më shumë. Nga sot ka shumë ditë që është votuar dhe akoma ka muhabete jo u vodh, jo mos prekni votat tona dhe po ashtu edhe mungesë besimi të përgjithshëm. Kurse e vërteta është se ligji, ose më mirë kodi, përcaktonte dy komisionerë nga PD-ja dhe PS-ja që gati-gati, e çuan punën si me kokrra në vitin e largët 45-së. E për më tepër Rama që ka deklaruar se ky është edhe kodi jonë dhe se është një marrëveshje dypalëshe e mirë, dhe se jemi përgatitur ti mbrojmë votat më mirë se në 2007-tën, e të tjera profka si këto.
Tani Rama qan se ka kokrra më shumë parti e tij dhe se duke pasur kokrra më shumë, përsëri është në opozitë edhe pse ka propozuar vetë kodin, e ka aprovuar vetë, e ka krijuar vetë, për më tepër me Kaçin dhe po ashtu e ka administruar vetë PD-ja. Pse qan tani nuk kuptohet!!?. Mos do që të kthehet edhe njëherë votimi me një dy kuti dhe një palë kokrra?? Çdo gjë e ka bërë Rama si ka dashur vetë. Krejtësisht si ka dashur vetë, dhe pa asnjë dyshim në këtë mes Berisha nuk është për tu kritikuar sepse... ishte Rama që kështu i donte kokrrat...! Në fund qëlloi që në kuti të kishte më shumë kokrra Berisha, dhe pak kokrra, por shumë të leverdishme, zoti Meta. Kush ja ka fajin Ramës.. që sillet si të ishte djali i vetëm i demokracisë në Shqipëri.!!?? Që duhet mbajtur me hatër, sepse qan apo lebetitet më shumë se të tjerët. Që është i llastuar dhe nuk është mësuar të luajë fort për të fituar në një lagje periferike dhe jo shumë të qytetëruar si vendi ynë?? Kush ja ka fajin Ramës që jemi në vitin 2009-të dhe ai akoma ka mentalitet kokrrash si në 1945-sën. Sepse ashtu i di të gjithë shqiptarët Rama..! Sepse nuk mund, dhe nuk duhet të mendosh, se fiton i vetëm përballë të gjithëve..! Kush ja ka fajin ? Patjetër ato që nuk kanë mentalitetin e kokrrave dhe që duan që këto kokrra të shkreta votash, ti shpërndajnë në disa kuti nga që janë lodhur së dhëni vetëm për një njeri, parti dhe grup njerëzish. Po janë lodhur edhe në demokraci. E pikërisht janë lodhur me njerëz që ngjajnë me lidershipet e dikurshme, në zotërimin e të gjithë pushteteve. Të cilat i morën me grykën e pushkës, dhe me anën e votimit me kokrra, në kuti të votimit.
Last Updated on Wednesday, 08 July 2009 11:27