E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo Te miratohen kerkesat e partive te vogla per reformen zgjedhore

Kreu i Partisë Demkracia Sociale Paskal Milo, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste të mbështesin e miratojnë kërkesat e partive të vogla, ku parësore mbetet korrektimi kombëtar i sistemit zgjedhor. Në deklaratën për mediat Milo shprehu dyshimet mbi vendimin e fundit të komisionit të reformës zgjedhore, për shqyrtimin e këtyre kërkesave nga ekspertët.

Kreu i Demokracisë Sociale theksoi se kërkesat janë të ligjshme dhe reflektojnë parimin kushtetutes të barazisë së votës. Ai i kërkoi Prezencës së OSBE-së në vendin tonë të luajë rolin e saj në këtë proces.

Zoti Milo theksoi se partitë e vogla nuk do të rrinë duarkryq e të pajtohen me vendimin, nëse nuk do të miratohen kërkesat e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›