Berisha ne Kroaci ne samitin per vendimmarrjen

Kryeministri Berisha ndodhet nё Kroaci, ku ka marrë pjesë nё Samitin e përvitshëm të kryetarëve tё qeverive dhe ministrave të jashtëm të vendeve të Europes qendrore dhe lindore . Ne samitin e Dubrovnikut marrin pjese dhe personalitete nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe Mesdheu, me temё “Shtet-ndёrtimi dhe eksperienca europiane“, qё do tё zhvillohet nё datat 6-7 korrik nё Dubrovnik.
Samiti u cel me fjalёn pёrshёndetёse tё mikpritёsve tё tij, Kryeministrit Zoran Milanović dhe Presidentit Ivo Josipović.
Samiti u pershendet gjithashtu nga Sekretari i Pёrgjithshёm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, Zёvendёssekretari i Departamentit tё Shtetit tё SHBA-ve Philip Gordon dhe Komisioneri pёr Zgjerimin nё Komisionin Europian Štefan Füle.
Rasmusen kerkoi prej Serbisë dhe Kosovës për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre në tryezën e bisedimeve. Përfaqësuesit e Serbisë nuk kanë marrë pjesë në takim duke përmendur problemet me formimin e qeverisë së re, por arsyeja e vërtetë ishte pjesëmarrja në samit e Kosovës si shtet i pavarur , i përfaqësuar nga kryeministri Thaci. Samiti do të vazhdojë me panel diskutimesh të shtunën lidhur me rolin e zgjerimit të BE në lehtësimin e ndryshimeve shoqërore, Sfidat e Mesdheut etj.Gjatё qёndrimit nё Dubrovnik, Kryeministri Berisha do tё ketё takime me personalitete tё larta, pjesёmarrёse nё samit (me Zёvendёssekretarin e Departamentit tё Shtetit tё SHBA-ve Philip Gordon, Komisionerin për Zgjerimin të BE-së z. Štefan Füle, Zёvendёskancelarin dhe ministёr i Jashtёm i Austrisё Michael Spindelegger, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë z. Miroslav Lajcak etj..)