Perplasje te paprecedenta ne FRESSH-in e Korces dhe te Hasit
Debatet ne radhët e Forumit Rinor Socialist gjithnjë e më tepër po shoqërohen me përplasje të paprecedenta dhe përkundër çdo logjike po çojnë në vendime jashtë çdo norme të përcaktuar në statutin e selisë rozë.
Pas shkarkimit të kreut të Forumit Rinor Socialist në Kavajë, Elton Derijaj është kryetari i këtij forumi në Korçë Ylli Ndini, i cili denoncon se Sekretari per Rinine dhe Emigracionin ne Partine Socialiste Erion Veliaj e ka shkarkuar nga detyra me pretendimin për mospjesëmarrje në Asamblenë Kombëtare të FRESH-it, ndonëse Ndini nëpërmjet një letre, që ia ka drejtuar kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, Kryesisë së Partise Socialiste, Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të selisë rozë Gramoz Ruci dhe kryetares së FRESSH Erisa Spiropali thekson se ai është rizgjedhur nga konferenca e FRESSH-it e rrethit të Korçës me 320 vota nga 451 vota të delegateve të konferencës.
Ndini thekson se së bashku me kryetaren e FRESH Spiropali dhe kryetarët e tjerë te rretheve se kanë kërkuar korrigjimin e listës së pjesëmarresve në Asamblenë Kombëtare të FRESSH, gjë e cila nuk është marre parasysh nga Erion Veliaj.
Duket se kjo është forma që Sekretari për Rininë në PS Erjon Veliaj po përdor për këdo që e ka kundërshtuar në mbledhjen e pak ditëve në Asamblene Kombëtare të FRESSH, ku pati debate në lidhje me zgjedhjen e drejtuesve të forumeve, pas zgjedhjes së kryetares Elisa Spiropali.
Ndërkohë në rrethin e Hasit shkelja e statutit shkon edhe më tej.
Të rinjtë e Forumit Rinor Socialist në këtë rreth me anë të një letre drejtuar strukturave drejtuese të selisë rozë ngrenë shqetësimin se sekretari për Rininë në Partinë Socialiste Erion Veliaj, gjatë muajit maj ka shkuar në rrethin e tyre dhe ka prezantuar gjashtë kandidatura për kryetare të FRESSH, që sic thuhet në letër pa zhvilluar asnjë proces zgjedhor, pa votuar askush, pa dijeninë e Asamblesë së FRESSH në Has ka shkarkuar nga detyra kryetarin legjitim Eduard Poga, ndërkohë që emëron në prezencë të disa personave të vetë shpallur anëtarë, një tjetër person dhe këtë veprim e bën në ambjentet e një lokali në Krumë. Duke e konsideruar këtë veprim nul dhe abuziv, të rinjtë e Forumit Rinor Socialist kanë kërkuar që persona të tillë të mos ndërhyjnë në punët e forumit, pasi sipas tyre po shkaktojnë një situate aspak të denjë për një forum demokratik.