E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vestervele vizite ne Tirane ne muajt e ardhshem

Gjatë qëndrimit në Paris, në kuadër të takimit ndërkombëtar të Grupit të Miqve të Sirisë, Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti zhvilloi një takim të vecantë me Ministrin e Jashtëm gjerman z. Guido Westerwelle.
Fillimisht ministri gjerman uroi zotin Panariti për detyrën e re si ministër i jashtëm i Shqipërisë. Z.Panariti dhe z. Westerwelle gjatë bisedës së tyre vunë theksin te marrëdhëniet e shkelqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë duke shprehur besimin se ato do të forcohen më tej në të ardhmen.

Ministri Panariti theksoi se ky vit është me rëndësi të vecantë për Shqipërinë pasi është 100 vjetori i pavarësisë. Në këtë kuadër z. Panariti i përsëriti ftesën z. Westerwelle për të vizituar vendin tonë. Në përgjigje të ftesës z, Westerwelle tha se me shumë kënaqësi do ta vizitojë Shqipërinë në dy muajt e ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›