Programi i PS-se nuk bind minatoret
Përfaqësues të Partisë Socialiste kanë prezantuar programin politik për zhvillimin e industrisë minerale. Gjatë një takimi që Sekretari për Programin Ilir Beqja ka zhvilluar me minatorët e Përrenjasit, është premtuar ulja e moshës së pensionit, rritja e pensionit dhe vënia në efiçencë e minierave.
Por, ky program politik, nuk ka gjetur mbështetje në elektorat. Minatori Çelik Belba replikoi duke deklaruar se ishte pikërisht PS-ja ajo që hoqi statusin e minatorit, duke ulur vlerën e pensionit dhe ishte pikërisht programi socialist ai që bëri që të shpërbleheshin në atë kohë në mënyrë qesharake.
Përfaqësuesi socialist u shpreh se PS mund të ketë bërë gabime në të kaluarën por sipas tij pas ardhjes në pushtet do t’i ndreqë atë. Por edhe në takime me grupe të tjera interesi, ky program ka qënë i pakuptueshëm dhe objekt kundërshtimesh.