E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha "ngre" flamurin e NATO-s, ne Kryeministri

Ceremoniali i anetaresimit te Shqiperise ne NATO u mbyll dje, me ngritjen e flamurit te NATO-s ne ambientet e Keshillit te Ministrave. Ne ceremonine e posacme, e cila u mbajt pak para mbledhjes se radhes se qeverise, kryeministri Berisha mbajti edhe nje fjale te rastit, duke e konsideruar kete ngjarje te nje rendesie te madhe kombetare. Kreu i qeverise e konsideroi flamurin e NATO-s te sapo ngritur, si nje flamur te dinjitetit tone kombetar. "Flamuri i NATO-s, krahas flamurit kombetar, eshte flamuri i dinjitetit tone, eshte flamuri qe i beri te lire shqiptaret, u dha atyre te drejten, mundesine te kendojne kengen e lirise, te ndertojne te lire te ardhmen e tyre, ne trojet shekullore mijevjecare ku jetonin", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, qeveria qe ai drejton do te marre te gjitha masat per te konsoliduar ne Shqiperi vlerat e medha qe paraqet dhe mbron kjo Aleance. Ne kete kuader kryeministri Berisha, premtoi se ne zotimin per reforma te vazhdueshme, qeveria do te miratoje cdo ligj dhe vendim, i cili synon edhe konsolidimin e Shqiperise ne kete aleance te rendesishme. Sipas Berishes, flamuri yne kombetar duhet te jete ne lartesine e flamurit te NATO-s dhe vlerave qe ai percon. Dy dite me pare ne Bruksel ne nje ceremoni te vecante papara selise qendrore te NATO-s, u ngrit edhe flamuri shqiptar, krahas 27 vendeve te tjera anetare te Aleances.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›