E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikimi për kartat anulohet deri të enjten

/>Dhjetëra qytetarë janë paraqitur dje pranë zyrave postare për tu pajisur me kuponin për kartat e identitetit, por u është dashur të kthehen pas pa mbaruar punë. Drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti deklaroi se në zyrat postare nuk ka mbërritur ende furnizimi i ri me kuponat e pagesës, të enjten e tutje nuk do të ketë probleme.  Si rezultat, dje dhe sot qytetarët nuk do të mund të sigurojnë dot kuponat e pagesës për kartat. Furnizimi pritet të vijë ditën e enjte, ndërkohë që shumë qytetarë shprehen të shqetësuar në lidhje me këto mungesa. Qytetarët që janë më tepër të interesuar për pajisjen me karta identiteti, janë ata që kanë probleme me sigurimin e vizave në ambasadat e huaja. Mësohet se në zyrat e aplikimit në njësinë bashkiake numër 11 po vazhdon puna për ata qytetarë të cilët arritën të sigurojnë kuponin, i cili kushton 12 mije lekë.  Ditën e djeshme,  Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve tu drejtohen zyrave postare për të bërë aplikimin për kartat e identitetit, duke përmendur edhe sanksionet që do të vendosen për të gjithë ata që nuk aplikojnë. Kështu, për të mos e lënë procesin e pajisjes me karta , në kuadrin e nje procesi fakultativ, Ministria ka vendosur që në rast mosaplikimi, nuk do të jetë e mundur tërheqja e pagave mujore , pensioneve, madje do të pengohet edhe dalja jashtë vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›