Basha, raport në Bruksel për kushtet e liberalizimit të vizave
/>Sot në Bruksel qeveria shqiptare do të paraqes raportin e progresit në marrëdhëniet me BE-në për të mundësuar heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Zyrtarë të lartë thonë se Shqipëria ka plotësuar kushtet vendosura nga BE, por opozita shprehet kritike dhe skeptike nëse ky proces do të ndodhë së shpejti. Raporti është hapi i dytë që qeveria shqiptare hedh në kuadrin e përmbushjes se detyrimeve që rrjedhin nga bashkëpunimi me BE-në për heqjen e vizave.
Në muajin shtator të vitit të kaluar, Shqipëria së bashku me disa vende të tjera të Europës Juglindore paraqitën raportet e tyre. Ministri i Jashtëm shqiptar Lulëzim Basha, tha për BBC-në se raporti që do të dorëzohet paraqet në mënyrë përgjithësuese tablonë më të plotë mbi të gjithë çështjet që Brukseli po merr në shqyrtim dhe do t'ia paraqes Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili më tej pritet të përcaktojë rrjedhën e procesit të heqjes së vizave për qytetarët shqiptare. Sipas zotit Basha Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vëna nga BE, ndërsa shprehu besimin e plotë se "ky vit do të jetë vendimtar për këtë hap historik". Por për opozitën në Tiranë, qeveria shqiptare nuk i ka plotësuar kushtet. Arta Dade, ish- ministre e Jashtme e qeverive socialiste radhiti çështjen e kartave të identitetit, menaxhimit të kufijve, moszbatimit siç duhet të marrëveshjes së ripranimit dhe luftës kundër krimit. Lehtësimi dhe më pas heqja e vizave për qytetarët shqiptarë që duan të lëvizin në hapësirën e vendeve europiane, ka qenë një nga premtimet e qeverisë së djathtë të Kryeministrit Berisha gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, por tashmë kur mandati i kësaj maxhorance po mbaron, ish- ministrja e jashtme socialiste Arta Dade pyet "nëse ka qeveria një datë konkrete?" Shefi i diplomacisë shqiptare, Basha, ndonëse nuk jep datë, shpreson në një vendim të shpejtë nga Bashkimi Europian. Ai i bëri thirrje opozitës që "përtej retorikës elektorale të njohë progresin e vendit", ndërsa tha se "procesi ka ecur me një shpejtësi të papërfytyruar para dy-tre vjetësh nga shqiptarët".
***********************************************
Çekia do ta mbështesë Shqipërinë për vizat
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti dje në takim Ambasadoren e Republikës së Çekisë në Tiranë, Marketa Fialkova, e cila i prezantoi axhendën e prioriteteve të Presidencës së radhës të BE-së nga Republika Çeke, për periudhën 1 janar-30 qershor 2009. Ambasadorja e Republikës Çeke tha se në gjashtëmujorin e presidencës së saj të BE-së, Çekia do të ketë ndër prioritetet e veçanta, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e tyre europiane. Zonja Fialkova tha se, Çekia mbështet plotësisht politikën e zgjerimi të Bashkimit Europian, duke theksuar se vendi i saj do të vijojë të përkrahë Shqipërinë në hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit. Askush më mirë se vendet si Çekia, tha Kryetarja e Kuvendit, nuk e kupton më mirë historinë e vështirë të vendit tonë dhe aspiratën për integrim në familjen europiane, pjesë e së cilës ne ndihemi. Biseda më tej u ndal në çështjen e liberalizimit të vizave por edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm, jo vetëm në kuadër të BE-së por edhe në marrëdhëniet dypalëshe.