E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, KRRT-ja ok projektit për masterplanin e zonës përgjatë autostradës Fier-Lushnje

/>Mbrojtja dhe zhvillimi urban i zonës përgjatë autostradës Fier-Lushnje ka qenë një ndër pikat më të rëndësishme të strategjisë së zhvillimit në Qarkun e Fierit. Duke qenë se herë pas here kanë munguar projektet konkrete, viti 2009 startoi me një projektim të masterplanit për këtë studim. Këshilli i Rregullimit të Territorit të Qarkut Fier ka pritur mbledhjen e tij të parë për ti dhënë hov këtij investimi. Pas studimeve deri në detaje të të gjithë projektit të hartuar nga përfaqësuesit e qarkut ne miratuam në mbledhjen e parë të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Qarkut Fier për këtë vit, detyrën e projektimit të masterplanit për mbrojtjen dhe zhvillimin urban të zonës përgjatë autostradës Lushnjë-Fier. Ky projekt ka një rëndësi të madhe, pasi shënon përcaktimin e kufijve dhe zonave që do të përdoren përgjatë kësaj rruge për ndërtim konform kritereve të përcaktuara sipas ligjit urbanistik", ka bërë të ditur kreu i qarkut, Luan Muçaj. Ndërkohë në bazë të projektit, në të dyja anët e rrugës nacionale është menduar të vendosen objektet e shërbimit publik si bar-restorante dhe shërbime të karakterit prodhues. "Unë u bëj thirrje të gjitha bizneseve të qarkut të Fierit që në bazë të kriterit urbanistik të sjellin projektet e tyre të ndërtimit për miratim përgjatë kësaj autostrade. Përgjatë kësaj të fundit do të ngrihet edhe një qendër e rëndësishme tregtare e cila do ti japë një hov të mëtejshëm industrializimit të këtyre 2 qyteteve", ka shtuar Muçaj.
Zhvillimi i pritshëm në autostradë
Në këtë mbledhje është miratuar një listë e gjatë studimesh dhe objektesh, ku përfshihen sheshe të ndryshme ndërtimi. Kreu i këshillit të qarkut njëkohësisht edhe i KRRT- së së qarkut kërkoi nga njësitë e qeverisjes vendore që të orientojnë zhvillimin në zonat përkatëse duke prezantuar studimet dhe avantazhet e tyre duke u lënë disa ditë kohë për plotësimin e dokumentacionit përkatës. Studimi i masterplanit për zhvillimin urban kalon paralel me autostradën Lushnjë-Fier si dhe kufizohet në krahun e djathtë në drejtim të Lushnjës, duke krijuar një gjelbërim gjatësor paralel me rrugën. Për ndërtimet përgjatë autostradës së re vija e ndërtimit është përcaktuar rreth 40 m larg saj dhe në të njëjtën kohë është përcaktuar edhe distancë për objektet e ndërtimit të karburanteve, të cilat pritet të konkretizohen shumë shpejt. Pas këtij miratimi në mbledhjen e KRRT-së pritet të lulëzojë një nga zonat me të braktisura përsa u përket ndërtimeve apo edhe përsa i përket lëvrimit të biznesit. Ky fakt sipas specialistëve mendohet të rrisë territorin e qytetit të Fierit, duke e bashkuar atë me pjesën tjetër të Mbrostarit dhe të Vajkanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›