E Diel, 1 Nëntor 2026

Petro Koçi: "Do të fitojmë mbi pazaret Rama-Berisha"

/>Në takimin për konstituimin e PS 91 të minibashkisë nr 2 Petro Koci foli për krizën e identitetit që ka përfshirë të majtën. "E majta ka humbur dallueshmërinë nga e djathta në sjelljen e saj politike. PS dëshmoi se ka të njëjtin program me PD në kur bashkëvotoi ndryshimet kushtetuese, Kodin Elektoral, Kodin Penal dhe Ligjin për Prokurorinë"-deklaroi Petro Koçi. PS e Ramës, tha Koçi,- nuk përbën alternativë socialiste përballë qeverisjes Berisha. Dhe nëse ne, do ta braktisnim të majtën në duart e djathta të Edi Rames, do të bënim një tradhti të pafalshme ndaj socialistëve. "Marrëveshjet e pazaret mes PD së vjetër të Berishës dhe PD së së re të Ramës urojmë të mbeten histori e kufizuar politike e vitit 2008"-deklaroi Kryetari i PS 91, Petro Koci.
Duke shprehur optimizimin e tij për zgjedhjet e ardhshme Petro Koçi tha se "është optimist se socialistët e vërtetë do ta mundin me vota pazarin Rama Berisha në kurriz të tyre dhe do fitojnë zgjedhjet!"
Ndërkaq, Koçi ka bërë edhe një vlerësim të strukturave politike të partisë që drejton. Në lidhje me organizimin e PS 91 Petro Koci theksoi se "jemi partia që nga pikëpamja statutore njësinë bashkiake në Tiranë e konsideron në rang rrethi. Konstituimi i strukturës organizative në kryeqytet përfundon brenda kësaj jave".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›