E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo mbështet ndërkombëtarët

Tiranë (Start)-Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo mbështet qëndrimin e ndërkombëtarëve lidhur me reformat në vend. Gjatë një konference për shtyp, zoti Milo u shpreh se partia e tij mbështet deklaratat e Ambasadorit te BE -se,Lohan dhe te SHBA-se nëpërmjet ambasadorit John Withers,ne lidhje me Projekt-ligjet e PD, për Reformën ne Drejtësi dhe atë Zgjedhore.

Ai kritikoi pozicioni e Partisë Demokratike, qeveria e së cilës po synon vendosjen e kontrollit mbi të gjitha institucionet e drejtësisë. Sipas Milos, Prokuroria e Përgjithshme nuk duhet te vonohet dhe nuk duhet te zvarritet, por duhet t'u shkoj deri ne fund proceseve te nisura.

Lidhur me debatet e fundit për liberalizimin vizave, Milo u shpreh se kjo çështje është kthyer në një bllof të qeverisë shqiptare, pasi pa reforma nuk ka liberalizim, pa zgjedhje te standardeve evropiane nuk ka liberalizim dhe as ecje përpara ne procesin e integrimit evropian. “ Nuk ka as kërkesë për statusin e vendit kandidat”, tha ai.

Kreu i PDS-së u shpreh gjithashtu se do të jenë forumet e kësaj partie të cilat do të vendosin për koalicionin në të cilin ajo do të bëjë pjesë për zgjedhjet e verës së vitit 2009. “Askush te mos nxitohet te flasë ne emër te PDS. Ne do te flasim vete kur te vije koha. Jane forumet drejtuese te PDS ato qe do te vendosin per koalicionet”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›