PD ironizon ndaj veprimeve të Ramës
Tiranë (Start)-Ka reaguar sot Partia Demokratike pas lëvizjes të së majtës një ditë më parë kur vendi ynë u vizitua nga shefi i diplomacisë italiane, Franko Frattini. Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani u shpreh se “Edi Rama nxori dje, nënkryetarin e tij Erion Veliaj, i cili ndërtoi vilen private me paratë e vjedhura nga organizata Mjaft, me pas mori me vete edhe kompjuterin e financave per te mbuluar gjurmet e tij, per te protestuar para ministrit te jashtëm te Italisë Fratini, me sllogane komuniste, anti-globaliste”. Më tej ai vijoi duke thënë se “Rama, e beri këtë ndaj nje njeriu, miku te shquar te shqiptareve dhe Shqiperise, i cili solli lajmin e mire dhe te shumepritur te liberalizimit te vizave gjate vitit 2009.
Sipas Bogdanit, veprimet e liderit të selisë rozë kanë vi,juar edhe sot kur ai nxorri nje altoparlant tjeter te mashtrimit, per t’u thene shqiptareve se ajo nuk ishte mostra e ID-card-es dhe pasaportes biometrike. “Keto jane akte te padenja te z. Rama, sepse shqiptaret dhe Shqiperia, tek Silvio Berlusconi, Qeveria e tij dhe Franko Fratini, kane patur gjithnje miqte me te shkelqyer. Ne nje kohe kur nenkryetari i tij, Erion Veliaj me 3 debatikas te tjere, si anti-shqiptar i devotshem, protestonte me sllogane anti-globale, Franko Fratini shprehte vleresimin dhe respektin me te madh per kotributin e gjysem milioni shqiptare qe punojne ne Itali. Vec ketyre, mbreme nxori edhe zedhenesen tjeter, jo Erionin, po Erionken, qe te thoshte se gjyshja e saj nuk eshte e interesuar dhe nuk e vret mendjen per NATO-n”, vijoi ai.
Sipas zëdhënësit demokrat, “Partia Demokratike i kerkon z. Rama, te gjeje forcen dhe kurajon, dhe te dale te pershendese keto akte historik, sepse nuk e ka bere akoma nje gje te tille dhe pasi perfaqeson edhe ata qindra apo mijera socialiste qe jane pro anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe qe duan te levizin te lire ne Europe”.