Prifti akuza Partisë Socialiste
Tiranë (start)-Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Dritan Prifti ka akuzuar këtë të enjte, Partinë Socialiste që synon për të hequr nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve anëtarin e LSI-së. Prifti tha se ky është një fakt tepër i rënde dhe kompromentues për PS-në, e cila duhet të ishte në krye të reformës zgjedhore në Shqipëri. Ai u ka kërkuar dy forcave të mëdha politike PS-së dhe PD-së që të sjellin sa më shpejt në Kuvend reformën zgjedhore, Prifti theksoi "duhet të jetë një reformë konsensuale dhe të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri".