E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Opozita vullnet dosjet

Tiranë (start)-Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe deklaroi sot në Kuvend, se opozita kishte vullnet për hapjen e dosjeve të ish-sigurismave të shtetit në periudhën e diktaturës komuniste. Braçe akuzoi mazhorancën për qëndrim aspak serioz në këtë drejtim.
"E kemi thënë hapur që jemi për hapjen e dosjeve, madje edhe të atyre që ndodhen në arkivin e shtetit, duke i dhënë të drejtë shqiptarëve që të kenë akses në këto dosje. Por, a ekzistojnë realisht dosjet? Kemi të dhëna se shumë prej tyre janë zhdukur, veçanërisht ato të UDB-së, të viteve '92-'95", tha deputeti Braçe, ndërsa shtoi se "kjo nuk është diçka e rastësishme".

"Debati po bëhet si shantazh ndaj opozitës, ose në rastin më të keq, si formë për të larguar vëmendjen ndaj tragjedive që po i marrin jetën shqiptarëve", tha Braçe sot në Parlament.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›