E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji per mediat, si opsion kunder standardeve

Qe prej shume kohesh jam pjese e debateve dhe komisioneve per te ndertuar nje sistem medial te pavarur ne Kosove. Por, prej asaj qe perjetova javen e kaluar, ne nje debat te Keshillit te Pavarur te Mediave, nuk shpresoj se ky institucion eshte vertet i pavarur, di te beje punen si i tille dhe nuk besoj se di te ndertoje nje sistem mediatik te pakorruptuar. Asnjehere nuk kam shkruar kaq ashper per institucionin e KPM-se, sepse kam qene qe nga fillimi i informuar se si eshte ndertuar dhe kush cka ka bere ne ndertimin e tij. E di qe njerezit qe punojne aty, jane te ndikuar dhe kane nje bos qe kontrollon punen e tyre. Dhe, nuk me ka penguar. Nuk me ka penguar edhe per faktin sepse nje sistem i menaxhueshem ne kete menyre, nuk mund te qendroje gjate si i tille. Kam thene edhe me heret se Kosova po zbulon se nje shoqeri politike e lire nuk mund te ekzistoje pa nje media te lire. Te ndertosh nje shoqeri te hapur, nuk eshte kurre e lehte. Pas kaq vitesh represioni, tash megjithate je i lire te botosh dhe te nxjerresh nje gazete apo te emetosh nje program mbi kriteret e ekonomise se tregut.

Kjo eshte koha per te ndertuar demokracine e vertete, por nuk eshte kohe vetem per te thene dicka te tille, vetem per fjale mbi nje ceshtje kaq te rendesishme. Eshte kohe qe do perkrahje per mediat dhe gazetarine e mire. Kjo perkrahje ishte keshtu deri me tash, edhe pse ka pasur rreshqitje te renda nga profesionalizmi ne gazetarine kosovare, por duket se do te kete ndryshime te ndjeshme sikur Komisioni i Pavarur per Media te mos kishte nje strategji te budallepsur per rilicencimin (krejtesisht pa gare dhe pa format) ose me mire thene licencimin e te gjithe atyre qe kontribuuan te kemi nje sistem medial te paqendrueshem programor.

Isha vete prezent ne nje tubim te KPM-se, nje jave me heret, kur nje bord kinse respektonte nje nen nga ligji dhe kishte vendosur nje procedure per rilicencim te mediave elektronike. Duke degjuar kerkesat e bera, nuk shihet se ky vend mund te hyje ne procesin e plotesimit te standardeve me ndryshimet e bera ne Ligjin per media. Bordi i KPM-se ka vendosur ndryshime qe rendojne shume, te mos themi cenojne shume te drejten e shprehjes se lire dhe lirine e mediave per te garuar lirshem dhe ne menyre te pavarur per te transmetuar program cilesor. Ka gjasa qe te jemi pjese e standardeve dhe demokracise nese Parlamenti i Kosoves e hedh poshte idene e kontrollit te frekuencave nga KPM-ja dhe e nderton projektin e ri dhe garen e lire per frekuenca dhe licencim te rregullt. Pa hyre ne thjeshtesine e rilicencimit apo dhurates se frekuencave per te gjithe ata qe programin e kane marre si koncept oresh prezantuese e jo si program qe ofron cilesi dhe ndikim.

Ku qendron problemi?

KPM-ja ka nisur proceduren per rilicencim duke shkelur rregullat evropiane. Nuk eshte aspak profesionale dhe e qendrueshme qe nje institucion i tille te humbe peshen e besimit pa ndertuar format per gare ku qartesohet menaxhimi i frekuencave jo me nga nje institucion qe kontrollohet nga KTV-ja dhe Televizioni 21. Ky institucion eshte bere me i menaxhueshem dhe me shume i lobueshem, per te mos thene totalisht i ndikuar nga dy televizionet ne fjale, sa qe pavaresia e tij nuk ka kuptim te permendet. Eshte me shume i ndikueshem nga KTV dhe TV 21 sesa qe jane shume institucione tjera te ndikuara nga pushteti dhe Qeveria. Edhe pse ne shikim te pare, KPM-ja mund te thirret ne te drejten e saj, sepse ka nje vakuum ligjor se kush i menaxhon me frekuencat, megjithate me mire eshte qe frekuencat te dalin nga kontrolli i nje pushteti te korruptuar medial.

Projektligji i KPM-se, i propozuar me heret dhe i debatuar publikisht, kishte parapare qe frekuencat te menaxhohen nga nje Bord i Pavarur ne kuader te Institucionit te KPM-se. Ky bord si duket nuk ka fuqine te jete i pavarur dhe te ndertoje nje gare ferr per frekuencat.

Po del qe dikur kishin te drejte ne komisionin parlamentar qe eshte thirrur ne nje vendim nga viti 2004, qe i jep te drejten e menaxhimit te frekuencave Institucionit te ART-se. Natyrisht, deri ne ate kohe menaxhimi frekuencave eshte bere nga UNMIK-u, kurse menaxhimi i frekuencave per media elektronike eshte percaktuar me nje rregullore tjeter per media, e cila eshte udhehequr nga Komisioneri nderkombetar per media (TMC). Ai ka qene institucioni qe ka vendosur per dhenien e licencave dhe automatikisht jane percaktuar edhe frekuencat e lira.

Si eshte propozuar tash?

Nje prej gjerave me kruciale per lirine e mediave dhe shprehjes se lire jane ndertimi i bordeve te pavarura dhe profesionale per ndertimin e nje infrastrukture mediale te pandikuar dhe te painfluencuar nga Qeveria, shteti dhe grupet e interesit, te cilat ndikojne hic me pak se shteti ne konceptin formal te preferencave per krijimin e sistemit medial ne Kosove. Komisioni Parlamentar duhet ta nise edhe nje here procesin dhe t'ia marre te drejten Bordit te KPM-se qe te percaktoje frekuencat per mediat elektronike dhe duhet te propozoje qe kete te drejte t'ia transferoje ART-se, si Bord i percaktuar nga Ministria e Telekomunikacionit. Kjo eshte edhe ne pjesen e standardeve evropiane. Me kete Komisioni Parlamentar per media duhet te tregoje se e njeh boten e lirise se mediave dhe duhet te jete ndikuesi kryesor per dhenien e frekuencave per mediat elektronike ne Kosove. Ne kete menyre do te respektoheshin parimet demokratike dhe standardet evropiane per lirine e mediave dhe dhenien e frekuencave te lira.

Duhet qe brenda ART-se te jete nje Bord tjeter, i cili nderton strukture te qarte, te pavarur dhe te pandikuar qe percakton kushtet strikte per dhenien e frekuencave.

Nuk duhet qe nje grup njerezish te percaktojne, kohe sipas deshirave dhe kushte sipas tekave te tyre, duke u ikur standardeve elementare te ndertimit te televizioneve pa kritere.

"Express", Prishtine


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›