E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, mesazh per Ivanov: Kujdes me Kosoven

DURRES - Nen masa te rrepta sigurie ka mberritur ne qytetin bregdetar te Durresit dje rreth ores 12.50 minuta Presidenti i Republikes. Ai eshte ndalur ne nje nga hotelet e plazhit te Durresit. Fill pas tij, pese minuta me vone, me po te njejten mase sigurie, ka mberritur edhe presidenti i Maqedonise Gjeorgje Ivanov. Dhjetera badigarde dhe punonjes te policise se rendit e rrugores u angazhuan per te garantuar sigurine. Ne sfond, snajperitet ishin pozicionuar ne pikat me te larta ne Plazhin e Durresit aty ku dhe u be takimit.

Ne prani te dhjetera gazetareve dy liderit e dy shteteve Shqiperi-Maqedoni kane shtrenguar duart dhe me tej i lane vend takimit takim koke me koke qe zgjati 45 minuta, pa pranine e gazetareve. Burime zyrtare prane presidentit Topi, konfirmojne se ky takim pune u zhvillua me kerkese te z. Ivanov, i cili po kalonte dje tranzit ne vendin tone, per te marre pjese ne Forumin Rajonal per Korridoret Kulturore ne Evropen Juglindore "Administrimi i Shumellojshmerise Kulturore dhe Promovimi per Qellime Turistike". Forumi pritet te zhvillohet te merkuren ne Cetinje te Malit te Zi. Duke u nisur ky rrugetim pune, Ivanonv ka preferuar te zhvilloje nje takim me kreun e shtetit shqiptar, ku kane biseduar gjeresisht mes marredhenieve mes dy vendeve.

Presidenti Topi ka nenvizuar klimen e mire te bashkepunimit politik e ekonomik si dhe situaten e re gjeopolitike ne rajon, e cila eshte permiresuar sidomos pas shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe futjes ne NATO te Shqiperise dhe Kroacise. Ketu ka nisur dhe qendrimi i kryetarit shtetit shqiptar mbi Kosoven. Ai ka nenvizuar faktin se tashme Republika e Kosoves po konfirmohet me shume sukses si nje shtet i pavarur, demokratik e shume etnik. Kurse ka vleresuar se mbeshtetja e vendeve fqinje duhet marre ne karakterin e partneritetit reciprok si ne aspektin ekonomik ashtu edhe ne ate diplomatik e politik ne interes te sigurise e zhvillimit afatgjate te rajonit tone. Ne kete pike Presidenti Topi ka vene theksin mbi nevojen e perfshirjes se Kosoves ne tryeza, forume dhe projekte te perbashketa rajonale duke qene se kjo do t'i sherbente rritjes se metejshme te frymes se bashkepunimit ne Ballkanin Perendimor me synim integrimin e perbashket ne strukturat euro-atlantike dhe familjen e madhe evropiane.

Keto deklarata te Topit, u bene pak dite pas perplasjeve te Shkupit zyrtar me Prishtinen. Raportet mes Kosoves dhe Maqedonise, nisen te ftohen qe kur Shkupi nuk e ftoi presidentin Sejdiu ne inaugurimin e homologut te tij, Gjorgje Ivanov. Shkak u tha se ishte pjesemarrja e presidentit serb, Boris Tadic. Pas kesaj, presidenti Sejdiu u ftua te ishte burreshtetasi i pare qe do te takonte Ivanovin qe nga inaugurimi i tij. Por, Shkupi ndryshoi karakterin e vizites ne moment te fundit, gje qe shkaktoi anulimin e saj nga ana e Prishtines.

Zyrtarisht, asnje deklarate e mundshme e Ivanov nuk u citua lidhur me ftohjen mes Prishtines e Shkupit. Sipas te dhenave zyrtare, Ivanov, ka folur per lidhjet me Shqiperine dhe integrimin e dy vendeve. Ai vuri ne dukje se shteti maqedonas do te ofroje pervojen e tij si vend kandidat per ne BE, per levizjen e lire te njerezve, qe do te mundesoje rritjen e marredhenieve ekonomike dhe te shkembimeve tregtare. Duke u ndalur ne zhvillimet e brendshme ne Maqedoni, Presidenti Ivanov u shpreh se realiteti ne Maqedoni tashme ka ndryshuar dhe se shqiptaret sipas tij, jane bere pjese e vendimmarrjes politike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›