Procesi i heqjes së vizave për Shqipërinë po ecën në mënyrë të sigurt

Elbasan, 8 Shkurt NOA - Kryeministri Sali Berisha
deklaroi sot në Elbasan, se procesi i heqjes së vizave për Shqipërinë po ecën dhe
theksoi se qeveria po plotëson çdo kërkesë që shtrohet nga Bashkimi Evropian për
Tiranën zyrtare.
Kam kënaqësinë tju informoj se procesi i
heqjes së vizave për Shqipërinë po ecën në mënyrë të sigurt, - deklaroi shefi
i qeverisë.
Kurse përforcoi këtë deklarim, kur u shpreh: Qeveria
ka plotësuar dhe plotëson çdo kërkesë që shtrohet ndaj vendit, në mënyrë që
qytetarët shqiptarë, brenda afatit të përcaktuar, të lëvizin të lirë në mbarë
hapësirën evropiane.
Këto pohime, kryeministri i bëri sot, në
ceremoninë e inaugurimit të shkollës 9 - vjeçare Qamil Guranjaku, në qytetin
e Elbasanit.
f.sh/NOA