E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti, ngrica nga e premtja, të hënën shi i dendur në gjithë vendin

TIRANË-Reshjet e borës do të ndalen 2 ditë, por jo ngricat. Nga e hëna në gjithë vendin do te kete reshje të dendura shiu. Ky është parashikimi i motit në agjencinë e lajmeve në BalkanWeb.
Të Premten do të ndërpriten reshjet e borës në veri dhe ato të shiut në pjesët e tjera të vendit, por për shkak të presionit të ulët atmosferik që mbizotëron ende në vend, temperaturat do të mbeten të ulëta, nën zero dhe si pasojë nuk do të ketë shkrirje te borës.

Të Premten, në vend ulja e temperaturave do të jetë drastike, deri në -10 gradë celsius në Bulqizë, -11 në Korcë.

Koha me ngrica do të vijojë edhe të shtunën dhe të dielën. Gjatë këtyre ditëve moti në pjesën më të vendit do të jetë më vranësira për ti lënë vendin të hënën reshjeve të shiut që do të bien me intensitet. Në vendet malore reshjet do të shfaqen dhe në formë bore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›