E Diel, 1 Nëntor 2026

Milto Kutali: Komedia amerikane qe provokon ne skenen shqiptare Izaura Ndoj

"S'ka burre qe tradhton gruan time" eshte komedia e shkruar nga dy autore amerikane, Samuel Bobrick dhe Ron Clark, e cila do te ngjitet ne sallen "Shekspir" te Teatrit Metropol, pikerisht ne prag te Krishtlindjeve, nga regjisori Milto Kutali. Ne nje interviste per "Koha Jone", regjisori Kutali rrefen se komedia amerikane sjell ererat e Veriut te Amerikes ne skenen shqiptare, me ane te provokimeve dhe mesazheve kunder dhunes.

"S'ka burre qe tradhton gruan time" eshte komedia, e cila sjell nje mesazh qe, ne fakt, tejkalon subjektin e komedise, ashtu si dhe titullin, qe ka perzgjedhur vete regjisori Kutali.

Subjekti i komedise ka ne qender nje grua dhe te dashurin e saj dentist, te cilet kane thurur intrigen per te mbytur ne vaske bashkeshortin e saj. Gjithcka funksionon perfekt dhe ai vjen, madje edhe i ndihmon ata, sepse nuk beson se plani per eliminimin e tij do te funksionoje. Pol zbulon se e shoqja eshte tradhtuar nga dashnori i saj dhe i mbush mendjen gruas qe te mos vrase veten, por te vrasin te dashurin e saj. Pol do hakmarrje, pasi per te ajo qe nuk falet eshte: "S'ka burre qe tradhton gruan time". Arlena, pasi i ka lene te dy, Pol dhe Michell thurin intrigen dhe pergatisin trekembeshin per gruan qe i ka tradhtuar. Litari keputet ne momentin final. "S'ka burre qe tradhton gruan time" vjen ne skenen e Metropolit, nen interpretimin e aktorit Guri Koci, Armela Demaj dhe Florian Agalliu, skenografi te Kastriot Roshit dhe muzike nga Albana Petrela, ne datat 22, 23 dhe 24 dhjetor.

"S'ka burre qe tradhton gruan time" eshte komedia qe do te vije ne teatrin e Metropolit. Cfare mund te na thoni me shume rreth kesaj zgjedhjeje?

Kam nisur punen per te sjell ne prag te Krishtlindjeve komedine e dy autoreve amerikan Samuel Bobrick dhe Ron Clark. Faktikisht jane dy skenariste te njohur te botes se filmit, pra te Hollivudit dhe mesa duket, ne momentet e qetesise te tyre, i jane perkushtuar edhe kesaj gjinie, sic eshte komedia. Mendoj se te dy keta yje te Hollivudit kane krijuar nje komedi bulevardeske ose sic mund ta quajme, nje komedi te situatave te mrekullueshme. Edhe pse duket qe kemi te bejme me nje veper qe rendomte ka filluar te zere vend ne repertorin e kinematografise se sotme boterore dhe asaj shqiptare. Pra, trekendeshin e famshem ai, ajo, ai tjetri ose thene me shqip burri, gruaja dhe dashnori. Kjo komedi ka nje kendveshtrim krejtesisht te vecante edhe per dijenine publike. Flitet per vrasje, por gjithmone ngelet ne kufijte e virtualitetit. Fillimisht, kemi dy te dashuruar, te cilet bashkejetojne dhe pikerisht, ne naten e Krishtlindjeve duan te eliminojne bashkeshortin per te qene te lire, pasi ata mendojne se ai nuk mund ta jape divorcin. Situatat qe krijohen jane jashtezakonisht komike. Pikerisht ne kete nate, dy dashnoret mendojne qe te vrasin bashkeshortin e gruas, por ndoshta dhe vete nata e Krishtlindjeve i pengon qe ta bejne kete vrasje. Por ne kete veper ka dhe nje moment te dyte. Tani eshte gruaja qe pasi eshte shkeputur nga i shoqi, tenton te vrase veten, sepse dashnori e ka braktisur, por e ndihmuar nga bashkeshorti, nderrojne mendje dhe vendosi te vrasin dashnorin. Dialog pas dialogu e batute pas batute, vijme te nata e nderrimit te viteve, ku tashme jane dy burrat qe planifikojne te vrasin gruan, per te cilen te dy mendojne se i ka tradhtuar. Edhe pse flitet per nje mbytje ne vaske, pasi ai shkon me deshiren e tij, kjo mbytje nuk ndodh kurre. Pra, personazhet sillen si ne nje rreth te mbyllur. Pikerisht pas gjithe ketyre ndodhive, njerezit, ne kete rast shoqeria shqiptare, duhet te mesohet e te kultivohet qe me se shumti behet fjale per teater, sesa per vepra konkrete. Pra, njerezit sot duhet t'u largohen ketyre skenave te dhunes.

Cili eshte mesazhi qe percjell kjo komedi per publikun shqiptar dhe ku konsiston ajo?

Kjo komedi na thote te gjitheve qe duhet te heqim dore nga dhuna. Por perkundrazi, mesazhi eshte nje konstante e qarte qe perfshin gjithe vepren. Dhe ky eshte mesazhi konstant qe duam t'i themi shoqerise shqiptare: mjaft me me vrasje! Duhet te qendrojme mbi vetegjyqesine, mbi zakonin, mbi gjakun e nxehte mesdhetar dhe sidomos, ate shqiptar dhe duhet t'i pranojme keto erera qe fryjne nga Veriu i Amerikes, pasi jemi pjese integrale e nje shoqerie te hapur. Ne fund, vete vepra ka nje moment shume interesant, ku te tre protagonistet ulen me njeri-tjetrin dhe reflektojne duke pyetur veten: Cfare po ndodh me njeriun? Pse po behemi kaq te eger, sa te mendojme dhe vrasjen? Ne fakt, asnjeri prej tyre nuk ka qene dhe nuk behet nje vrases, por me se shumti, kjo komedi eshte nje thirrje per njeriun. Sigurisht qe per te treguar se e gjitha ishte nje loje, ne momentin qe bie dera, ata kthehen tek ato instinktet gati-gati shtazarake qe zhvillohen brenda natyres njerezore dhe perqeshin veten e tyre per menyren si kane bere e si kane vepruar.

Nje komedi qe ka ne qender tradhtite, provokon ndjeshem publikun shqiptar, pasi ky eshte nje fenomen qe vitet e fundit ka prekur edhe Shqiperine?

Absolutisht qe kjo eshte nje komedi qe provokon hapur per 1 ore e 30 minuta dhe mendoj se ata do ta pranojne nje zgjidhje te tille. Shpresoj qe ky mesazh te jete aq i forte dhe te godase ndjeshem secilin nga ne.

Per te vene ne skene kete komedi amerikane keni zgjedhur nje aktor me pervoje, sic eshte Guri Koci dhe dy aktore te rinj, Armela Demaj dhe Florian Agalliu. Si lindi ky bashkepunim?

Guri Koci eshte nje aktor i pervojes, nje aktor i sprovuar tashme, nje aktor i njohur per interpretimet e tij ne teatrin "Andon Zako Cajupi" dhe dy artiste te rinj, sic jane Florian Agalliu dhe Armela Demaj. Nje kontribut te vecante ka dhene edhe Kastriot Roshi, i cili eshte dhe skenografi i shfaqjes. Nuk ka gje me te bukur qe te krijosh nje aliazh midis forcave krijuese, sepse kjo i ben mire, ne pergjithesi, realitetit te vepres.

Sapo ka marre jete Teatrit Kombetar i Komedise. Ju si regjisor, si e shikoni ngritjen e ketij teatri?

Absolutisht qe jam dakord qe ne Shqiperi te ngrihen edhe 15 teatro te tjera, ne Tirane. Pasi vetem ne fshatin e Servantesit jane ngritur 11 teatro, imagjino ne nje metropol prej nje milion banoresh te mos kete me shume se dy teatro qe jane sot ekzistuese.

Jemi ne prag te fundvitit dhe fillimvitit 2012. Cilat jane projektet tuaja me te aferta, pas venies ne skene te komedise?

Padyshim qe kam nje veper qe hyn te veprat e renda. Veper e nje autori, i cili vjen nga nje bote krejtesisht ndryshe, ate te Lindjes se Mesme. Per te sjelle kete drame, kam kontaktuar me tre personalitete te interpretimit shqiptar dhe kam marre konstatimin e tyre. Momentalisht, jemi ne fazen e hulumtimeve dhe bashkepunimeve, pasi kam deshire qe kur bej pune te tilla, te jem i pavarur. Vepra "Maskuar" eshte nje projekt qe do te filloje menjehere ne fillim te vitit 2012.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›