Tavo: Rama drejton me filozofi staliniste, ndaj perjashtimi i Islamit pritej
Cregjistrimi i Kastriot Islamit nga Grupi Parlamentar i PS-se, si rrjedhoje dhe largimi nga radhet e partise, nuk ka kaluar pa u komentuar ne spektrin politik. Drejtuesit e LSI-se, nje force politike e krijuar pas shkeputjes nga PS-ja, shprehen se ky nuk ishte nje lajm i papritur per ta. Nenkryetari i Kuvendit, njeheresh deputet i LSI-se, Vangjel Tavo, gjate nje prononcimi per gazeten "Koha Jone", duke komentuar vendimin me te fundit te marre nga Grupi Parlamentar i PS-se, eshte shprehur se nuk eshte i papritur ky vendim, sepse PS-ja drejtohet nga nje kryetar me filozofi staliniste dhe nese do te vazhdonte te qendronte ne ate parti, Rama do ta kishte perjashtuar edhe ate. "Jam i bindur qe, nese do te vazhdoja te qendroja ne PS, do te vinte momenti qe edhe une te perjashtohesha. Pas zotit Islami mund t'i vije radha edhe ndonje anetari tjeter qe te perjashtohet", tha Tavo. Sipas tij, kjo eshte filozofia e zotit Rama, eshte koncepti i tij i te drejtuarit te PS-se. Duke kritikuar menyren e drejtimit te PS-se nga kryetari i saj, Tavo eshte shprehur se "Rama mendon se PS-ja mund te drejtohet vetem nepermjet diktatures se ushtruar brenda anetaresise apo forumeve te PS-se dhe duke ushtruar forcen e tij te kryetarit te partise, te cilin, per fat te keq, ia ka dhene edhe ky sistem aktual zgjedhor, por edhe ceshtja e listave te hapura per deputet. Ndaj,- tha deputeti i LSI-se,- dy forcat e medha nuk pranojne qe te ndryshohet sistemi zgjedhor, sepse dy kryetaret duan qe te ushtrojne kete te drejte qe ju jep sistemi aktual zgjedhor. Kete e ben per te ushtruar presion ndaj te gjithe te zgjedhurve dhe kjo eshte filozofi qe e karakterizon, ne fakt, sepse e njoh shume mire zotin Rama. Eshte nje filozofi komuniste, staliniste, te cilen e kane zbatuar ne te shkuaren shume lider te partive komuniste te shume vendeve te botes", ka deklaruar Tavo. Por, sipas tij, ndryshe nga shume vite me pare, sot kane ndryshuar gjerat, nuk mund te pushkatoje, por mund t'i largoje nga partia. Tavo ka shtuar me tej, se me qendrimet dhe menyren sesi po e drejton partine, do te vazhdoje te mbetet ne opozite. "Nuk eshte e papritur per nje lider si z. Rama, i cili me veprime arbitrare, edhe ne te shkuaren, e ka lene PS-ne ne opozite dhe mesa duken gjerat, me te njejtat veprime, pa e kuptuar se cfare demi po i ben forces politike qe ai drejton, do te vazhdoje te funksionoje, ku, per fat te keq, do ta lere PS ne opozite", eshte shprehur deputeti i LSI-se. Sipas tij, PS-ja nuk vjen ne pushtet duke perjashtuar, perkundrazi opozita vjen ne pushtet duke u bashkuar dhe duke hapur dyert per te gjithe ata qe ai i ka larguar. "Pavaresisht se Rama thote qe jane larguar, nuk eshte e vertete. Zoti Rama i ka larguar njerezit, perfshire edhe mua, nga PS-ja, nga strukturat dhe forumet drejtuese te saj", tha deputeti i LSI-se.