Vasili: Akreditimi ne shendetesi, kalojne klasen 5 me cilesoret Sonila Isaku
Vleresimi i bere nga Qendra Kombetare e Cilesise ka dhene certifikate vleresimi per pese institucionet e para shendetesore, nga te cilat dy jane publike dhe tre te tjerat, private. Spitali publik i Durresit, qendra shendetesore nr. 4 ne kryeqytet, nje klinike stomatologjike, nje laborator dhe nje farmaci, edhe pse nuk kane marre piket maksimale, kane arritur te kapin 80 indikatoret e cilesise nga 100, qe eshte maksimalja. "Megjithate,- thote drejtori i Qendres e Kontrollit se Sigurise, Cilesise dhe Akreditimit te Institucioneve Shendetesore, Isuf Kalo,- shqetesues eshte fakti se me shume interes per t'u akredituar, vazhdojne te kene institucionet private. Me veshtire jane disa probleme qe akreditimi nuk mbaron duke thene qe keto qendra jane te shkelqyera, ajo mbaron qe keto qendra kane mbushur nje nivel te caktuar pikesh, mbi 80 per qind te pikeve. Por grupi i vleresuesve te jashtem, ne cdo qender le nje liste rekomandimesh per permiresim te metejshem", ka pohuar Isuf Kalo, drejtor i QKCSAISH. Sipas tij, interesi me i madh ka qene nga sektori privat. "Kjo perben nje shqetesim per ne, sepse ende sektori publik nuk ka kuptuar dy gjera. E para, nuk ka kuptuar qe kjo eshte nje kerkese e ligjit, e cila e detyron t'i nenshtrohet ketij procesi. E dyta, ende nuk e kane kuptuar qe ky proces eshte per te miren e tyre", nenvizon Kalo. Ndersa per qendren me te madhe shendetesore ne Shqiperi, QSUT-ne, Kalo thote se ende nuk ka interes per t'u akredituar. Ai propozon qe, te pakten, kjo qender te garoje per t'u akredituar, qofte dhe pjese-pjese. "Nga ana cilesore, QSUT nuk eshte verifikuar. Ne do te shikojme se si QSUT do te shkoje ne proces, do te akreditohet si QSUT apo do te fokusohemi ne spitale te caktuara te saj, te cilet mund ta nisin nje nga nje dhe pastaj, QSUT-ja ne teresi. Ende nuk kemi nje kerkese zyrtare", shprehet Kalo. Kurse persa i perket ketij procesi, ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, e ka cilesuar si nje arritje per shendetesine. "Qellimi final i akreditimit eshte permiresimi i vazhdueshem i cilesise, sigurise dhe performances se institucioneve shendetesore. Akreditimi i mbron pacientet, konsumatoret dhe qytetaret, nga praktika e keqe mjekesore, ajo e rrezikshme apo abuzive. Akreditimi u deshmon atyre qe institucioni shendetesor eshte ne gjendje te beje cka duhet, ashtu sic duhet dhe atehere kur duhet", pohoi Vasili. Te dhenat tregojne se Shqiperia eshte i vetmi vend ne rajon, qe ka akredituar institucionet e para ne shendetesi. Sipas kreut te qendres qe merret me kete proces, Kalo, institucionet tona po ecin me hapa te shpejte dhe interesi i qytetareve eshte qe te zgjedhin sherbimet shendetesore aty ku cilesia eshte e certifikuar.
"Me veshtire jane disa probleme qe akreditimi nuk mbaron duke thene qe keto qendra jane te shkelqyera, ajo mbaron qe keto qendra kane mbushur nje nivel te caktuar pikesh, mbi 80 per qind te pikeve. Por grupi i vleresuesve te jashtem, ne cdo qender le nje liste rekomandimesh per permiresim te metejshem"
"Me veshtire jane disa probleme qe akreditimi nuk mbaron duke thene qe keto qendra jane te shkelqyera, ajo mbaron qe keto qendra kane mbushur nje nivel te caktuar pikesh, mbi 80 per qind te pikeve. Por grupi i vleresuesve te jashtem, ne cdo qender le nje liste rekomandimesh per permiresim te metejshem"