Mima: BB e ka gabim metodologjinë e taksave
Zëvendësministri i Financave, Florion Mima, e vlerësoi si të gabuar dhe aspak domethënëse metodologjinë e përdorur nga Banka Botërore për matjen e ngarkesës fiskale reale mbi fitimet e kompanive. I intervistuar nga "Top Channel", Mima shpjegoi se baza krahasimore me vendet e rajonit nuk është domethënëse për shkak se nuk merr parasysh madhësinë e Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë.
"Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, taksat në Shqipëri përbëjnë rreth 12 për qind të fitimeve të firmës dhe jo 45 për qind, siç thotë Banka Botërore", tha Mima.
Raporti i Bankës Botërore, "Të bërit biznes 2010", vuri në dukje faktin se kompanitë shqiptare shpenzojnë gati gjysmën e fitimeve të veta për pagesën e taksave, ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit, taksat hanë shumë më pak. Kështu, sipas BB, në Maqedoni taksat hanë 16.4 për qind të fitimeve, në Bosnjë 27 për qind, në Kosovë 28.8 për qind, në Bullgari 31 e në Serbi 34 për qind. Në Shqipëri, sipas BB taksat hanë 44.9 për qind.
Krenari politike e thyer
Qeveria shqiptare është mburrur gjatë katër viteve të fundit, veçanërisht për uljen e taksave për bizneset. Që nga viti 2006, tatimi fiks mbi xhiron për bizneset e vogla u përgjysmua, në vitin 2007 u ul përqindja e sigurimeve shoqërore që paguhen për të punësuarit, si dhe u vendos taksa e sheshtë e pjesshme, gjë që uli tatimin mbi të ardhurat personale për pagat e larta. Që nga 1 janari 2008, korporatat përfituan tatim-fitimi të përgjysmuar nga 20 në 10 për qind. Uljen e taksave për bizneset qeveria e kompensoi me rritjen e taksave për konsumatorët, por në disa raste pati vetëm ulje në një taksë e ngritje në një tjetër. Kështu, ndërsa tatimi i thjeshtuar mbi xhiron për biznesin e vogël u përgjysmua, në të njëjtën kohë u rritën pagesat për sigurimet shoqërore. Në fund, bizneset e vogla nuk panë ndonjë ulje taksash. Për bizneset e mëdha, ulja e ngarkesës së sigurimeve shoqërore u kompensua me rritje të pagës minimale, si dhe vendosjen e pagave të referencës. Në total, as këto biznese nuk përfituan. Ndërkohë, u rritën disa herë akcizat mbi karburantet, cigaret e pijet alkoolike. Gjatë vitit të kaluar, gjithsesi qenë korporatat, kompanitë e telefonisë, bankat etj., të cilat përfituan pjesën dërrmuese të uljes së tatim-fitimit. Qeveria i kompensoi të ardhurat në buxhet, duke rritur në mënyrë dramatike taksën e ndotjes për makinat e importuara. Pavarësisht manovrave të tilla, ulja e taksave qe një nga krenaritë e qeverisë.
Një debat teorik
Banka Botërore e vlerëson ngarkesën fiskale duke analizuar bilancin e një kompanie shembull, e cila duhet të ketë rreth 15 punëtorë dhe duhet të ketë të ardhura prej rreth 150 herë PPB për frymë. Sipas "Tea Trumbic", e cila prezantoi raportin e "Të bërit Biznes" për Ballkanin, përmes një videokonference të mërkurën: "Zgjedhja e një kompanie të tillë garanton krahasim mes vendeve në të katër anët e botës", tha ajo. Megjithatë, matematikisht metodologjia vlerësohet se nuk është shumë domethënëse. Zëvendësministri Mima shpjegon se "duke qenë se Shqipëria ka PBB të vogël, BB ka krijuar një model llogaritjeje dhe në fund ka vendosur një shënim, ku thuhet se ky rast funksionon vetëm për ndërmarrjet e mëdha dhe vendet e mëdha", u shpreh zëvendësministri Florion Mima. "Nëse do të ndërtonim një model tonin për Shqipërinë, për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, dhe t‘i përpunonim, treguesi që na rezulton është 12 për qind dhe është më i ulëti në botë", u shpreh Mima.
Kritikat mbi metodologjinë e Bankës Botërore kanë qenë të shumta nga ekonomistë në të gjithë botën. "Të bërit biznes" akuzohet si një raport që dezinformon investitorët, për shkak se paraqet situata joreale ekonomike dhe është larg të qenit një informues për të mësuar se në cilin vend fitohen më shumë para.
Teorikisht dhe praktikisht
Teorikisht Shqipëria ka tatim-fitimi shumë të ulët dhe ngarkesë për sigurimet shoqërore në ulje të vazhdueshme, por niveli i përdorimit të taksave aforfe vlerësohet aq i lartë, sa përqindjet e taksave nuk hyjnë shumë në llogari.
"Shteti ka nevojë për para dhe i drejtohet atij biznesi që është më i dukshëm. Kështu futen referencat dhe mekanizmat e tjerë që rrisin barrën fiskale", u shpreh Ilir Hebova, nga Shoqata e Ndërtuesve.
Gjatë viteve të fundit, përdorimi i tarifave referuese në sistemin fiskal shqiptar ka arritur kulmin. Sot, shqiptarët i paguajnë taksat për transferimin e pronësisë bazuar në çmime të përcaktuara nga Ministria e Financave, paguajnë taksë ndotjeje për makinat e përdorura pavarësisht nivelit të ndotjes apo vlerës së makinave, si dhe paguajnë sigurimet shoqërore mbi paga referencë. Vendosja e pagave referuese për sektorin privat për efekt të grumbullimit të më shumë të ardhurave për sigurimet shoqërore vlerësohet se është edhe hapi më ekstrem në këtë drejtim. Shumëkush mund të thotë sot se çmimet në Republikën e Shqipërisë i përcakton Ministria e Financave.