E Diel, 1 Nëntor 2026

Mima: Kërkesat e Ramës, jologjike



Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima, i cilësoi 5 kërkesat e kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, si jologjike. Duke komentuar kërkesat e vendoreve të majtë drejtuar qeverisë në formë ultimatumi, Mima tha se asnjë nga pretendimet e tyre nuk janë të vërteta. Sipas tij, kërkesa për kompensim të ardhurash nga ulja e taksës së biznesit të vogël është jorealiste, pasi edhe tani mblidhen 3 miliardë lekë nga biznesi i vogël, në të njëjtën sasi sa në vitin 2005. Për sa i përket futjes në skemën e TVSH-së për bizneset e vogla, Mima tha se në këtë pikë nuk ka rritje taksash për këto biznese apo heqje të të ardhurave që përfiton pushteti lokal. “Biznesit të vogël i është kërkuar që të mbledhë edhe TVSH-në, një detyrë që nuk e bënte më parë”, - tha Mima. Ai tha më tej se granti për pushtetin lokal është rritur në të kundërt nga pretendimi i Ramës. “Të pesë kërkesat janë jo normale dhe të paargumentuara”, - tha Mima.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›